Bota

Dhuna e policisë izraelite shkakton reagime në rrjetet sociale

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, ndërsa pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale

Eshat Fırat  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Dhuna e policisë izraelite shkakton reagime në rrjetet sociale

Jerusalem

JERUSALEM (AA) - Pamjet e disa policëve izraelitë të cilët ushtrojnë dhunë ndaj një shoferi palestinez në Jerusalemin e pushtuar Lindor, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në video duken disa efektivë të policisë izraelite të cilët pasi diskutojnë me një shofer palestinez në rajonin Vadi el Xhevz në Jerusalemin Lindor, ushtrojnë dhunë ndaj tij. Shoferi nuk ka reaguar ndaj policëve, ndërsa këta të fundit kanë sulmuar edhe palestinezë të tjerë që duan të ndërhyjnë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, ndërsa pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ndërkohë në lidhje me këtë gjë, një deklaratë me shkrim ka bërë edhe deputeti i Listës së Përbashkët Arabe në Knesset-in izraelit, Ahmet Tibi.

Ai ka deklaruar se çështjen e ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe më pas shton duke kërkuar nga autoritetet arrestimin e personave përgjegjës.

Nga ana tjetër policia izraelite përmes një deklarate me shkrim ka thënë se veprimi është individual dhe se polici që e ka kryer është shkarkuar nga detyra. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.