Bota

Dhuna në Irak, në muajin prill 317 persona të vdekur

Gjatë muajit prill në Irak kanë vdekur 317 persona, kurse 403 janë plagosur

Haydar Hadi  | 02.05.2017 - Përdıtësım : 02.05.2017
Dhuna në Irak, në muajin prill 317 persona të vdekur

Bagdad

BAGDAD (AA) – Gjatë muajit prill në Irak kanë vdekur 317 persona, kurse 403 janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), thuhet se si pasojë e incidenteve terroriste dhe përleshjeve me armë, në muajin e kaluar në Irak kanë humbur jetën 317 persona, kurse 403 janë plagosur.

Në raport thuhet se në qytetin Mosul, i cili është prekur më shumë nga sulmet, kanë vdekur 153 persona, kurse 123 janë plagosur. Kurse në vendin e dytë ndodhet kryeqyteti Bagdad ku kanë vdekur 55 persona dhe 179 janë plagosur.

Ndërkaq sipas raportit në krahinën Salahaddin gjatë muajit të fundit kanë vdekur 15 persona dhe 43 janë plagosur, kurse në Enbar 39 kanë vdekur dhe 35 janë plagosur.

Në raport po ashtu përfshihen fjalët e përfaqësuesit të OKB-së për Irakun, Jan Kubis, i cili ka thënë se “Civilët po paguajnë çmime të rënda sidomos për shkak të përleshjeve në Mosul. Forcat e Sigurisë po përjetojnë një betejë të ‘vështirë’ me rrënojat e organizatës DEASH brenda Mosulit. Terroristët e DEASH-it në lagjet e Mosulit shpërthyen mjete me bomba dhe i sulmuan civilët që donin të iknin nga zona e konfliktit. Mizoritë e DEASH-it nuk ishin të kufizuara vetëm me rajonin e konfliktit. Ata sulmuan edhe rajonet e shpëtuara”.

Misioni i OKB-së në Irak, në raportin e muajit mars kishte bërë të ditur se në Irak përgjatë këtij muaji si rezultat i incidenteve të dhunës kanë humbur jetën 548 persona dhe se 567 persona janë plagosur. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın