Bota

Disa të vdekur nga uragani Xavier në Gjermani

Uragani, i cili ndikon në kryesisht në rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut, ka shkaktuar probleme duke paralizuar qarkullimin në rrugët ajrore, tokësore dhe hekurudhore

Cüneyt Karadağ  | 06.10.2017 - Përdıtësım : 07.10.2017
Disa të vdekur nga uragani Xavier në Gjermani

Berlin

BERLIN (AA) - Shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të uraganit Xavier, i cili është efektiv në pjesët veriore të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Uragani, i cili ndikon në kryesisht në rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut, ka shkaktuar probleme duke paralizuar qarkullimin në rrugët ajrore, tokësore dhe hekurudhore.

Ndërkohë janë pezulluar udhëtimet me tren nga kryeqyteti Berlin të cilat kryhen drejt pjesëve veriore, jugore dhe në lindje të vendit.

Institucioni meteorologjik ka njoftuar se shpejtësia e uraganit Xavier herë pas here arrin në 180 km në orë.

Ndërsa policia ka njoftuar se kanë humbur jetën 4 persona në rajonin Brandenburg, 1 në Hamburg, 1 në Berlin dhe 1 në Mecklenburg-Vorpommern. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın