Bota

Diskriminim për turqit dhe arabët që kërkojnë shtëpi në Gjermani

Në një hulumtim të publikuar nga revistat "Spiegel" dhe "Bayerische Rundfunk", thuhet se diskriminohen të huajt në vend dhe ata që dëshirojnë të marrin një shtëpi me qira

Cüneyt Karadağ  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 23.06.2017
Diskriminim për turqit dhe arabët që kërkojnë shtëpi në Gjermani

Berlin

BERLIN (AA) - Konstatohet se kryesisht turqit dhe arabët përballen me diskriminim në çështjen e marrjes me qira të shtëpive në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një hulumtim të publikuar nga revistat "Spiegel" dhe "Bayerische Rundfunk", thuhet se diskriminohen të huajt në vend dhe ata që dëshirojnë të marrin një shtëpi me qira.

Sipas hulumtimit, në rastin kur përdoret emër gjerman në aplikimet për qiramarrjen e një shtëpie theksohet se merret një përgjigje, ndërsa kur përdoren emra turq, arabë, polakë dhe italianë nuk jepet një përgjigje ose jepet përgjigje refuzimi.

Në hulumtimin me temë "Përse tregohet vendi për Hanna-n dhe jo për Ismailin", në 6.570 njoftime të dhëna për shtëpi me qira në 10 qytete të ndryshme janë kryer afërsisht 20 mijë aplikime me emra turq, arabë, polakë dhe italianë.

Sipas përgjigjeve të dhëna për 8 mijë aplikues u përcaktua se diskriminimi vërehet më shumë në qytetet Munih dhe Frankfurt.

Gjithashtu kërkimi ka treguar se përballen më shumë me diskriminimin meshkujt të cilët kanë aplikuar me emra turq dhe arabë.

Sipas hulumtimit diskriminimi në marrjen e një shtëpie me qira kryhet më shumë sipas nacionalitetit dhe gjinisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın