Bota

Donald Trump zyrtarisht President i SHBA-së

"Sot nuk po kalon vetëm qeveria nga një parti në një tjetër, në të njëjtën kohë i japim fuqinë popullit nga Washingtoni."

Hakan Çopur  | 20.01.2017 - Përdıtësım : 21.01.2017
Donald Trump zyrtarisht President i SHBA-së

Washington

WASHINGTON (AA) - Donald Trump i cili doli fitues në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit të kaluar, duke bërë betimin e tij përpara Kryegjykatësit të Gjykatës së Lartë, John Roberts, në Senatin Amerikan, është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA). 

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni Trump u shpreh: "Tani e tutje vetëm SHBA-ja do të ketë përparësi. Ka ardhur koha të vihemi në lëvizje. Betimi që unë sot kam bërë është besnikëri ndaj të gjithë amerikanëve." 

"Përmes Washingtonit i japim fuqi popullit" 

Trump në vijim të fjalës së tij theksoi: "Sot nuk po kalon vetëm qeveria nga një parti në një tjetër, në të njëjtën kohë i japim fuqinë popullit nga Washingtoni." 

"Ndërkohë që një grup i vogël në kryeqytet për një kohë të gjatë përfitoi nga të gjitha të mirat e qeverisjes, qytetarët nuk morën atë që u takonte nga ky sistem. Washingtoni u pasurua, por qytetarët nuk morën atë që u takonte. Mirëqenia e politikanëve u rrit, ndërsa papunësia u rrit, si dhe fabrikat u mbyllën. Sistemi i vendosur nuk ruajti qytetarët, por vetveten. Fitorja e tyre nuk ishte e popullit. Suksesi i tyre nuk ishte i popullit." 

Duke vënë në dukje se gjatë presidencës së tij çdo gjë do të ndryshojë, Trump në vijim ka shtuar: "Sot është dita juaj. Kjo është fitorja juaj dhe SHBA-ja është shteti juaj." 

"Ajo që është e rëndësishme nuk është ajo që kontrollon partia, por të qenit ose jo të qeverisjes në shërbim të popullit", tha Trump dhe më pas ka theksuar se 20 janari i vitit 2017 është dita kur populli ka marrë përsëri qeverisjen e vendit dhe do të kujtohet si e tillë. 

Trump tha gjithashtu se në sistemin arsimor paratë janë harxhuar kot, ndërkohë që shumë të rinj janë të paditur. "Organizatat kriminale dhe droga mori shumë jetë njerëzish dhe e plaçkiti vendin tonë. Sot këtu merr fund gjakderdhja." 

"Bli mall amerikan, merr në punë punonjës amerikan" 

Ashtu sikurse e ka sjellë vazhdimisht në vëmendje Trump në fjalimin e tij përsëriti edhe njëherë sloganin e tij. "Bli mallra amerikanë dhe merr në punë punonjës amerikanë", tha ai dhe më pas vuri në dukje se do t'ju tregojnë vendeve të tjera miqësinë dhe qëllimin e tyre të vërtetë dhe kur ta bëjnë këtë do të tregojnë respekt tek e drejta për interesat e tyre kombëtare. 

Ndërsa në lidhje me politikën e jashtme Trump ndër të tjera tha: "Do të forcojmë partneritetet tona të vjetra." Ai ka vënë në dukje se bota moderne do të bashkohet kundër "terrorizmit të Islamit radikal". 

Ndërsa në fund të fjalimit të tij Trump ka vënë në dukje se themeli i politikës së tij do të jetë "krejtësisht në besnikëri me SHBA-në". "Duhet ti themi hapur mendimet tona. Duhet të diskutojmë mosmarrëveshjet hapur, por duhet të jemi gjithmonë pro unitetit." 

Pas ceremonisë Trump mori pjesë në drekën e dhënë në nder të tij nga Kongresi Amerikan.

Pjesëmarrës ishte edhe Çavuşoğlu 

Në ceremoninë e inaugurimit të Trump krahas shumë personalitetesh botërore, i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. 

Obama u largua nga godina e Kongresit 

Presidenti i 44 i SHBA-së, Barack Obama pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trumpit si President është larguar nga godina e Kongresit Amerikan, duke u nisur drejt Kalifronisë. 

Presidenti Obama, bashkëshortja e tij Michelle Obama, zëvendëspresidenti Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden që prej mëngjesit të sotëm kanë shoqëruar Presidentin e ri Donald Trump dhe zëvendëspresidentin Mike Pence.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın