Bota

E vetmja dëshirë e fëmijëve në Somali është që "të jetojnë"

Një numër i madh i fëmijëve të ardhur nga fshatrat përreth Baidova, një prej qyteteve ku ndjehet më shumë ashpërsia e thatësirës në vend, mbijetojnë duke shitur ujin të cilin e marrin nga burimet në qendër të qytetit

Recep Canik  | 30.03.2017 - Përdıtësım : 31.03.2017
E vetmja dëshirë e fëmijëve në Somali është që "të jetojnë"

Mogadishu

MOGADISHU (AA) - RECEP CANİK

Fëmijët që luftojnë me urinë në Somalinë e goditur nga thatësira, paratë për bukë i nxjerrin duke shitur ujë mbi gomarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i fëmijëve të ardhur nga fshatrat përreth Baidova, një prej qyteteve ku ndjehet më shumë ashpërsia e thatësirës në vend, mbijetojnë duke shitur ujin të cilin e marrin nga burimet në qendër të qytetit.

Edhe 15 vjeçari Uvejs Muallim Ahmed i strehuar në qytetin çadër në Baidova kujdeset për familjen e tij duke shitur ujë ashtu sikurse edhe fëmijët e tjerë.

Ahmed duke folur për gazetarin e AA-së është shprehur se "për shkak të thatësirës kemi braktisur fshatin tonë sepse nuk na kanë mbetur ushqime, pijë dhe asnjë gjë, ku dhe jemi strehuar në qytetin çadër në Baidova."

"E gjithë përgjegjësia e familjes është mbi mua, nuk na ka mbetur asgjë për të ngrënë. Jam i detyruar të punoj për të mbajtur në jetë pjesëtarët e familjes", shprehet Ahmed, duke theksuar se ka humbur të atin që në moshë të re dhe se jeton me nënën dhe 4 vëllezërit e tij më të vegjël.

Më tej Ahmed ka shpjeguar se të gjithë kafshët ngordhin nga thatësira në fshat, dhe se me gomarin e fundit që i ka mbetur kanë mbërritur nga fshati në kamp. Ai tregon se pasi kanë mbërritur në qytet ka nisur të shesë ujë me fuçi dhe karrocën që ka bërë pas gomarit.

Vetëm një vakt ushqim dhe ujë në ditë

Duke vënë në dukje se në qytet nuk ka rrjet të ujit, Ahmet ka theksuar se fuçinë e ujit të cilën e mbush në burimin kryesor të ujit në qendër të qytetit e shet deri në darkë duke shëtitur derë më derë.

Ai shprehet se nga një fuçi me ujë fiton 1 dollarë dhe ka shtuar më tej se kujdeset për familjen e tij me paratë që fiton, ku mesatarisht ai shet në ditë 4-5 fuçi uji.

Pasi ka theksuar se nuk është zgjidhje të presësh ndihmë nëpër kampe, Ahmed tha se "Në ditë mund të marrin vetëm një herë ushqim dhe ujë. Edhe unë duke shitur ujë përpiqem të plotësoj nevojat e familjes sime."

Teksa thatësira sjell bashkë edhe urinë, etjen, sëmundjet epidemike dhe vdekjen, afërsisht më shumë se 20 mijë persona që jetojnë në qytetin çadër në Baidova janë në pritje të ndihmave edhe nga organizatat humanitare nga Turqia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın