Bota

Egjipt, dënohen 21 persona me vdekje për lidhje me DEASH-in

Gjykata Penale e Kajros ka dënuar 21 persona me vdekje, 16 prej të cilëve u gjykuan në mungesë, pasi më parë u dënuan për bashkim me DEASH-in

Ali H. M.Abo Rezeg  | 22.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Egjipt, dënohen 21 persona me vdekje për lidhje me DEASH-in

Kajro

KAJRO (AA) – Një gjykatë egjiptiane sot dënoi 21 persona me vdekje pasi ata më parë i përkisnin një "celule terroriste" të lidhur me grupin terrorist DEASH, bëri të ditur një burim gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimi i paidentifikuar, i cili u citua në mediat lokale, tha se Gjykata Penale e Kajros ka dënuar 21 persona me vdekje, 16 prej të cilëve u gjykuan në mungesë, pasi më parë u dënuan për bashkim me DEASH-in në provincën veriore Damietta të Egjiptit.

Gjykata gjithashtu dënoi katër persona të tjerë me 25 vjet burg për të njëjtin rast, ndërsa tre të tjerë u dënuan me 15 vite.

Dënimet e sotme ende mund të apelohen përpara Gjykatës së Kasacionit, Gjykatës më të lartë të Apelit në Egjipt.

Më herët këtë muaj, Parlamenti Evropian dënoi përdorimin e shpeshtë të dënimit me vdekje nga ana e Egjiptit, duke u bërë thirrje autoriteteve egjiptiane të "ndalojnë menjëherë të gjitha ekzekutimet".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın