Bota

Egjipt, mbi 300 nxënës helmohen nga ushqimi

Ky nuk është rasti i parë i helmimit me ushqim, pasi disa javë më parë, qindra nxënës pësuan nga helmimi me ushqim në provincat Monoufiya, Sharqiya, Beheira dhe Sohag

Mahmoud Barakat  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Egjipt, mbi 300 nxënës helmohen nga ushqimi

Kajro

KAJRO (AA) -Të paktën 312 nxënës dyshohen të jenë helmuar me ushqim në tri krahina të ndryshme të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë thotë se nxënësit në tre shkolla të ndryshme fillore kanë shfaqur simptomat e helmimit me ushqim pasi kanë ngrënë ushqimin e shërbyer në shkollë.

“Autoambulancat i kanë dërguar nxënësit e helmuar në spital ku u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën qëndron se 211 nxënës të prekur janë regjistruar në provincën e Suezit, 98 në provincën Aswan dhe tre nxënës në kryeqytetin Kajro.

Sipas disa raporteve të mediave ndërkombëtare, kompania që ofron ushqim nëpër shkolla, menaxhohet nga ushtria egjiptiane, e cila është e përfshirë në shumë sfera të jetës shoqërore përfshirë edhe ekonominë. 

Ky nuk është rasti i parë i helmimit me ushqim, pasi disa javë më parë, qindra nxënës pësuan nga helmimi me ushqim në provincat Monoufiya, Sharqiya, Beheira dhe Sohag.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın