Bota

Egjipti liron irlandezin e burgosur gjatë puçit në vitin 2013

Lirimi i 21 vjeçarit Ibrahim Halawa, u bë një muaj pas vendimit të gjykatës e cila e shpalli të pafajshëm

Ahmet Gürhan Kartal  | 20.10.2017 - Përdıtësım : 21.10.2017
Egjipti liron irlandezin e burgosur gjatë puçit në vitin 2013

Londër

LONDËR (AA) – Një shtetas irlandez i burgosur në Kajro në gusht të vitit 2013 kur vendi u kaplua nga një grusht shteti, është liruar nga akuzat të cilat e ngarkonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Lirimi i 21 vjeçarit Ibrahim Halawa, që është i biri i një imami në Dablin, u bë një muaj pas një vendimi të gjykatës në Egjipt e cila e shpalli të pafajshëm për akuzat të cilat i bëheshin nga ana e qeverisë puçiste.

Në një mesazh në rrjetet sociale nga aktivistët të cilët zhvillonin një fushatë për lirimin e tij, thuhet se “Ibrahim tashmë është liruar nga burgu për çka po bëhen aranzhmanet për kthimin e tij atje ku ka vendin, në Irlandë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.