Bota

Egjipti: Vendimi i SHBA-ve mund të ndikojë negativisht në interesat e përbashkëta

Ministria e Jashtme egjiptiane përshkroi vendimin si “reflektim të një gjykimi të dobët të natyrës së marrëdhënieve strategjike që lidhin dy vendet gjatë dekadave të fundit”

Mohamed Sabry Emam Muhammed  | 23.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Egjipti: Vendimi i SHBA-ve mund të ndikojë negativisht në interesat e përbashkëta

Kajro

KAJRO (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për ndërprerjen e miliona dollarëve ndihmë ushtarake për "mos arritjen e përparimit në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë së Egjiptit", raporton Anadolu Agency (AA). 

Përmes një njoftimi me shkrim, Ministria e Jashtme egjiptiane përshkroi vendimin si “reflektim të një gjykimi të dobët të natyrës së marrëdhënieve strategjike që lidhin dy vendet gjatë dekadave të fundit”. 

“Masa nuk ka një kuptim të thellë të rëndësisë së mbështetjes së stabilitetit të Egjiptit dhe natyrës së sfidave ekonomike dhe të sigurisë me të cilat ballafaqohet populli egjiptian”, theksohet në njoftim. 

Ministria paralajmëroi se kjo lëvizje e SHBA-ve mund të kishte “një ndikim negativ” në interesat e përbashkëta Egjipt-SHBA. 

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, gjatë ditës së djeshme tha se Uashingtoni nuk do të shpërndajë ndihmat në vlerë prej 290 milionë dollarë për Egjiptin, për shkak të “shqetësimeve për të drejtat e njeriut”. Ai theksoi se pjesa më e madhe e kësaj shume, 195 milionë dollarë të planifikuara për financim të ushtrisë së huaj, do të mbahen në rezervë derisa të vërehet progres nga Egjipti në prioritetet kyçe. 

Shkaku i vendimit është zbatimi i një ligji nga Egjipti që kufizon punën e organizatave joqeveritare në vend, si dhe mungesa e përparimit në të drejtat e njeriut. 

SHBA planifikon ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Egjiptin

Administrata amerikane duhet t’i vërtetojë Kongresit se sa është duke përparuar Egjipti në avancimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, në mënyrë që t'i shpërndajë 1.3 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake në Egjiptit. 

Egjipti është një aleat jetik i SHBA-ve dhe Uashingtoni gjatë 30 viteve të fundit ka dhënë rreth 80 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe ekonomike për Egjiptin. 

Marrëveshja e paqes së vendit me Izraelin ishte një zhvillim i rëndësishëm në rajon, ndërsa kontrolli i Kairos në Kanalin e Suezit është një aset i madh logjistik. Egjipti është bërë përfituesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake amerikane, pas marrëveshjes së paqes me Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın