Bota

Emiri i Katarit: Fushata e dejtuar kundër Katarit e "pa precedent"

Al Thani falënderoi Turqinë "se në afat shumë të shkurtër realizoi marrëveshjen e bashkëpunimit me ne dhe u përpoq të na japë gjithçka që kishim nevojë në momentet vendimtare"

Nilay Kar  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Emiri i Katarit: Fushata e dejtuar kundër Katarit e "pa precedent"

Doha

DOHA (AA) - Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Seyh Al Thani në deklaratën e tij të parë që nga fillimi i krizës së Gjirit, tha se vendi i tij ishte objektiv i fushatës së "pa precedent", dhe se ajo ishte planifikuar më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne ishim të nënshtruar ndaj një presioni të paparë, shpifjes dhe bllokadës. Fushata të cilës ne i jemi nënshtruar është planifikuar më parë", tha al-Thani.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini muajin e kaluar ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe vendosën bllokadë tokësore, ajrore dhe detare, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit.

Al Thani falënderoi Turqinë "se në afat shumë të shkurtër realizoi marrëveshjen e bashkëpunimit me ne dhe u përpoq të na japë gjithçka që kishim nevojë në momentet vendimtare".

Deklarata e tij vjen në prag të vizitës dy-ditore të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Gjirin Persik, e cila fillon të dielën, si pjesë e përpjekjeve të tij për zgjidhjen e krizës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın