Bota

Emiri i Katarit thirrje për heqjen e embargos

Al Thani gjatë fjalimit të tij në një konferencë të përbashkët për media, pas takimit me presidentin indonezian Widodo, bëri thirrje për heqjen e embargos ndaj Katarit

Mahmut Atanur  | 18.10.2017 - Përdıtësım : 18.10.2017
Emiri i Katarit thirrje për heqjen e embargos

Xhakartë

XHAKARTË (AA) – Emiri i Katarit, Shejh Temim bin Hamed Al Thani, bëri thirrje për heqjen e embargos së vendosur kundër shtetit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Emiri i Katarit në kuadër të vizitës së tij në Indonezi zhvilloi një takim me presidentin Joko Widodo.

Al Thani gjatë fjalimit të tij në një konferencë të përbashkët për media, pas takimit me presidentin indonezian Widodo, bëri thirrje për heqjen e embargos 4 muajshe ndaj Katarit, e cila sipas tij është vendosur në mënyrë jo të drejtë. Ai po ashtu theksoi se janë të hapur për të zhvilluar takime për t’i dhënë fund kësaj krize.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın