Bota

Erdoğan: Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të BE-së

Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Evropian, e cila ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk, tha Erdoğan

A. Eda Ünlü Özen, Yeşim Sert Karaaslan, Merve Yıldızalp, Özcan Yıldırım  | 21.05.2017 - Përdıtësım : 22.05.2017
Erdoğan: Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të BE-së

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij në Kongresin e madh të 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë tha se "Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Evropian, e cila ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk dhe të vendit tonë", raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan në lidhje me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme tha se "Në vendim tim bëhen përjekje për të përmbysur shtetin dhe ne kemi dhënë 249 dëshmorë ndërsa edhe 2.193 qytetarë të tjerë janë veteranë. Me çfarë fytyre na drejtoheni që të heqim gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të hiqet. Deri kur ? Deri kur ne të arrijmë qetësinë, mirëqenien".

"Turqia nuk është e detyruar të tolerojë qasjen me dy fytyra të Bashkimit Evropian, e cila ka arritur në pikën e mospërfilljes së nderit dhe dinjitetit të popullit turk dhe të vendit tonë. BE-ja ose mban premtimet që na ka dhënë, sjell lëvizjen e lirë, dërgon ndihmat e premtuara për refugjatët, heq pengesat për hapjen dhe mbylljen e kapitujve ose gjithkush bën atë që di. Pavarësisht çdo gjëje preferenca jonë është të vazhdojmë rrugën tonë me BE-në. Ajo që do të vendos për këtë është BE-ja", tha në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

Duke vënë theksin se nuk ka çështje personale me bandat tradhtare e deri tek organizatat terroriste si FETO, PKK dhe DEASh, Erdoğan ka thënë: "Çështja këtu është pavarësia, e ardhmja, mbijetesa e popullit dhe vendit tonë. Përderisa nuk ka një çështje personale nuk mund të bëhet fjalë që unë të fal apo të ndëshkoj ndokënd. Çfarëdo gjëje që bëjmë e bëjmë vetëm për popullin dhe vendin tonë. Të mos harrojmë se pavarësisht të gjitha sprovave dhe vështirësive që janë përjetuar Turqia është një vend që nuk ka bërë hap prapa. Për këtë arsye sado tradhtira të kryejnë, sado përpjekje të kryejnë për të ulur vendin ne kemi kryer dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë luftën tonë në kuadër të ligjit".

"Turqia dhe populli turk nuk mund të tolerojë më edhe një tentativë tjetër të tradhtisë. Nëse në këtë luftë nuk vazhdohet në mënyrë të fortë vendi ynë do të përballet me një rrezik shumë më të madh. Për këtë u bëj thirrje të gjithëve që të mbështesin këtë luftë edhe sikur maja e kësaj të prekë të afërmit tanë. Nuk do të lejojmë që kjo luftë të nëpërkëmbet, të ngyroset nëpërjet lojërave të si 'të penduar' apo pazareve të avokatëve. Është kusht që të vazhdohet lufta kundër FETO-s me mënyrat pa paragjykime të ndërgjegjes dhe që të jetë e denjë për popullin tonë", ka theksuar Erdoğan.

Duke bërë të ditur se jemi të vendosur në këtë rrugë presidenti Erdoğan ka shtuar më tej se "Ne nuk do të kthehemi nga kjo rrugë. Çfarëdo që të bëjnë ata edhe sikur të na pengojnë për të hyrë në paralement ashtu sikurse më 3 nëntor 2002, edhe sikur të përpiqen të na mbyllin partinë ashtu sikurse në vitin 2008, edhe sikur të trazojnë rrugët ashtu sikurse në vitin 2013, edhe sikur të na kërcënojnë me jetën tonë ashtu sikurse më 15 korrik".

Ndërsa në lidhje me luftën kundër organziatës terroriste PKK, Erdoğan u shpreh se "Organizatën terroriste e cila në kohët e fundit ka marrë goditje të rënda e presin ditë të vështira përsa kohë që mbështetësit e saj nuk distancohen nga armët. Turqia përparon me hapa të sigurtë për të shpëtuar nga kjo propagandë e organizatës terroriste separatiste. Shpresoj se nuk do t'u realizohet entuziazmi atyre që janë në përpjekje për të vendosur në zbatim tradhtinë në vendet fqinje pasi në Turqi nuk mundën ta arrinin".

"Është detyrë e jona të mbrojmë të drejtën e të dobëtit të viktimës. Por, kjo nuk nënkupton se do t'u dorëzohemi lojërave të tiranëve që kanë hyrë nën këllëfin e viktimës. Tashmë u ka rënë maska nga fytyra atyre që me gënjeshtra, mashtrime, shpifje kanë abuzuar për vite me ndjenjat e pastërta të popullit tonë", ka theksuar Erdoğan.

Në kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur sot në Ankara zgjidhen organet drejtuese të saj, duke përfshirë edhe rikthimin në krye të partisë të Presidentit Erdoğan i cili iu drejtua audiencës si i vetmi kandidat për postin me mbështetjen e 1.370 delegatëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın