Bota

Evakuohet ndërtesa ku do të mbahet samiti i BE-së

Në një njoftim nga Këshilli i BE-së thuhet se përkundër masave të marra pas rastit të njëjtë të javës së kaluar, sistemi i ventilimit të kuzhinës së kësaj ndërtese nuk ka funksionuar përsëri

Şerife Çetin  | 18.10.2017 - Përdıtësım : 18.10.2017
Evakuohet ndërtesa ku do të mbahet samiti i BE-së

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Evakuohet ndërtesa e Këshillit të BE-së, e cila nesër do të jetë nikoqire e liderëve në Samitin e Bashkimit Evropian, për shkak të problemit në sistemin e ventilimit të kuzhinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Këshilli i BE-së thuhet se përkundër masave të marra pas rastit të njëjtë të javës së kaluar, sistemi i ventilimit të kuzhinës së kësaj ndërtese nuk ka funksionuar përsëri.

Duke bërë të ditur se disa persona nga stafi i kuzhinës janë sëmurë nga tymi helmues për shkak të këtij mosfunksionimi, njoftohet se ndërtesa është evakuuar me qëllim të marrjes së masave paraprake.

Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët policorë dhe të zjarrfikësve të Belgjikës kanë ndërhyrë dhe se stafi i sëmurë është dërguar në spital.

Duke bërë të ditur se arsyeja e rastit është duke u hetuar, njoftohet se kjo gjendje nuk do të ketë ndikim për samitin, i cili do të mbahet nesër.

Ndërtesa në fjalë ishte evakuuar edhe javën e kaluar për arsye të njëjtë, ku 15 kuzhinierë ishin dërguar në spital për shkak të “tymit.”

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın