Bota

Fatah në Bregun Perëndimor thirrje për rezistencë ndaj Izraelit

Fatah dhe organizata të tjera çlirimtare iu bënë thirrje qytetarëve në Bregun Perëndimor që të solidarizohen me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite të cilët javën e kaluar filluan grevë të përgjithshme urie

Eshat Fırat  | 23.04.2017 - Përdıtësım : 23.04.2017
Fatah në Bregun Perëndimor thirrje për rezistencë ndaj Izraelit

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Lëvizja çlirimtare Fatah dhe organizata të tjera joqeveritare palestineze iu kanë bërë thirrje banorëve në të gjithë territorin e Bregut Perëndimor që të dalin dhe të kundërshtojnë pushtimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatah dhe organizata të tjera çlirimtare iu bënë thirrje qytetarëve në Bregun Perëndimor që të solidarizohen me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite të cilët javën e kaluar filluan grevë të përgjithshme urie. Në këtë kontekst, Fatah u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë në pikat e kontrollit në qytetet Betlem, Nablus, Hebron dhe Janin.

Rreth dy mijë të burgosur palestinezë në burgjet në të gjithë Izraelin janë në grevë urie në shenjë proteste kundër arbitraritetit izraelit, shkeljes së të drejtave dhe kushteve të këqija në burgje.

Sipas të dhënave zyrtare të organizatës së të burgosurve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë. Torturave u janë ekspozuar 481 të burgosur, kurse në mesin e të burgosurve janë edhe 57 gra dhe 300 fëmijë. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın