Bota

"FETO është organizatë terroriste me rrënjët më të thella në historinë botërore"

"Qëllimi ynë është që ta nxjerrim në pah fytyrën e FETO-s, t'i shpjegojmë nga afër popullit të Gjeorgjisë qëllimin e tyre të vërtetë dhe përse ata kanë përgatitur një tentativë për grusht shteti në Turqi"

04.10.2017 - Përdıtësım : 04.10.2017
"FETO është organizatë terroriste me rrënjët më të thella në historinë botërore"

Tbilisi

TBILISI (AA) - Davit Kachkachishvili

Eksperti i Fondacionit të Kërkimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare të Gjeorgjisë, Nodar Kharshiladze, tha se organizata terroriste FETO nuk duhet të nënvlerësohet. "FETO është një organizatë terroriste që ka rrënjët më të thella në historinë botërore", tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).

Specialisti në Institutin e Gjerorgjisë për Marrëdhëniet me Publikun, Tornike Sharashenidze dhe eksperti i Fondacionit të Kërkimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare të Gjeorgjisë, Nodar Kharshiladze kanë përgatitur një raport për t'i shpejguar popullit të Gjerorgjisë të kaluarën, lidhjet dhe anët e errëta të FETO-s.

Në raport theksohet se FETO është "shumë e rrezikshme" jo vetëm për Turqinë por edhe për Gjeorgjinë dhe të gjithë botën.

Ndër të tjera në raportin ku rikujtohet se FETO ka kryer një tentativë të dështuar për grusht shteti në Turqi e cila është një vend mik, vëlla dhe strategjik për Gjeorgjinë thuhet se "Edhe sikur grushti i shtetit të ishte i suksesshëm populli nuk do t'a pranonte dhe situata do të shndërrohej në një luftë të brendshme".

"Kjo nuk do të ishte mirë as për Gjeorgjinë dhe as për rajonin"

"Suksesi i përpjekjes për grusht shteti të FETO-s në Turqi do të dëmtonte seriozisht edhe Gjeorgjinë. Kjo kurrë nuk do të ishte e mirë për as Gjeorgjinë, as rajonin. Përmbysja e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi do të ndalonte zhvillimin e Turqisë dhe të gjithë rajonit", thuhet në raport ku bëhet e ditur se Fetullah Gülen ka patur qëllimin për të marrë nën kontroll qeverinë e vendit pas grusht shtetit në Turqi.

Nodar Kharshiladze, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me raportin duke tërhequr vëmendjen se në Gjeorgji ende nuk dihet se çfarë është saktësisht dhe çfarë kuptimi ka FETO, ai thotë: "Qëllimi ynë është që ta nxjerrim në pah fytyrën e FETO-s, t'i shpjegojmë nga afër popullit të Gjeorgjisë qëllimin e tyre të vërtetë dhe përse ata kanë përgatitur një tentativë për grusht shteti në Turqi".

Duke vënë në dukje se shumë njerëz e nënvlerësojnë FETO-n, Kharshiladze ka deklaruar se "FETO është një organizatë terroriste që ka rrënjët më të thella në historinë botërore".

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se populli i Gjeorgjisë i ka mësuar më shumë nëpërjet medias perëndimore zhvillimet në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, Kharshiladze tha se media perëndimore i ka vlerësuar "ndryshe dhe njëanshëm" zhvillimet në Turqi.

"Forca e tyre më e madhe ka qenë se askush nuk i ka njohur me të vërtetë ose nuk i ka marrë seriozisht ata. Anëtarët e FETO-s janë njerëz që nuk janë miq me rendin demokratik. Ata absolutisht nuk i pëlqejnë marrëdhëniet e mira të Gjeorgjisë me Turqinë. Këtyre njerëzve nuk duhet t'u jepet asnjë mundësi", thekson Kharshiladze duke shtuar se fytyra e vërtetë e FETO-s është shfaqur pas përpjekjes së grusht shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın