Bota

Fillojnë negociatat për Brexit-in

Në Bruksel filluan negociatat lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit)

Şerife Çetin  | 19.06.2017 - Përdıtësım : 20.06.2017
Fillojnë negociatat për Brexit-in Foto: AA/Dursun Aydemir

Brussels Hoofdstedelijk Gewest

BRUKSEL (AA) – Në Bruksel filluan negociatat lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit), raporton Anadolu Agency (AA). 

Ministri për Brexit-in i Britanisë së Madhe, David Davis dhe kryenegociatori i Komisionit të BE-së, Michel Barnier para se të fillojnë negociatat, mbajtën një konferencë për mediat në ndërtesën e Komisionit të BE-së. 

Davis dhe Barnier, para deklaratave të tyre shprehën keqardhjen për sulmin terrorist islamofobik në Britaninë e Madhe dhe për zjarrin në Portugali. 

Gjatë fjalimit të tij, Barnier tha se "Sot po i fillojmë negociatat në mënyrë që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja në përputhje me rregullat". Duke shprehur dëshirën që negociatat të zhvillohen në një atmosferë pozitive, Barnier tha se qëllimi i tyre është i qartë dhe se së pari do të përpiqen për t’i eliminuar paqartësitë e shkaktuara nga Brexit. 

Kryenegociatori Barnier bëri të ditur se çështjet prioritare të cilat duhet të adresohen në negociata janë të drejtat e qytetarëve, gjendja e palëve të cilët përfitojnë nga ligjet e BE-së dhe sidomos kufijtë në kontekstin e Irlandës. 

Duke shprehur dëshirën që për negociatat të formohen prioritetet dhe një kalendar, Barnier shtoi se "Në këtë mënyrë edhe unë do të mund ta njoftoj Komisionin e BE-së se i kemi filluar negociatat në mënyrë efikase". 

Kurse ministri për Brexit-in i Britanisë së Madhe, Davis tha se "Sot jam këtu në Bruksel për ta bërë një hap tjetër për krijimin e një partneriteti të ri, të thellë dhe të veçantë me BE-në". 

Duke vënë në dukje se Evropa po kalon nga një periudhë e vështirë dhe që në këtë periudhë vlerat e përbashkëta kanë një domethënie më të madhe, Davis tha se "Ka më shumë faktorë të cilat na bashkojnë se sa ato që na ndajnë". 

Davis theksoi se negociatat ndonjëherë do të jenë sfiduese, por që do të përpiqet në mënyrë intensive që të formohet një rezultat në dobi të të gjithë qytetarëve. Duke u shprehur se negociatat kanë filluar me një qasje konstruktive dhe poizitive, Davis tha se "Do të ndërtojmë një partneritet të fortë dhe të veçantë si për të ardhmen tonë ashtu edhe për të ardhmen e aleatëve tanë evropianë". 

Britania e Madhe me referendumin e muajit qershor të vitit të kaluar kishte marrë vendimin për largimin nga BE-ja dhe më 29 mars duke zbatuar nenin 50-të të Marrëveshjes së Lisbonës ka filluar zyrtarisht procesin e daljes. 

Kurse BE-ja në një samit të veçantë më 29 prill, kishte vendosur parimet lidhur me negociatat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın