Bota

Fillon operacioni për çlirimin e qytetit Telafer nga DEASH

Autoritetet në ushtrinë e Irakut, para se të fillonte operacioni për çlirimin e Telafer-it njoftuan se në këtë operacion do të marrin pjesë afërsisht 40 mijë forca të sigurisë

İdris Okuducu  | 20.08.2017 - Përdıtësım : 20.08.2017
Fillon operacioni për çlirimin e qytetit Telafer nga DEASH

Bagdad/Nineveh

BAGDAD/NINEVEH (AA) – Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka njoftuar se forcat irakiane të dielën kanë filluar një operacion ushtarak për të çliruar qytetin veriperëndrimor Tal Afar nga organizata terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri irakian për televizionin shtetëror tha se, “Militantët e DEASH-it nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të dorëzohen ose të vdesin”.

Haider al-Abadi tha se ushtria, forcat antiterroriste, policia federale dhe milicia Shia Hashd al-Shaabi marrin pjesë në këtë ofensivë për të çliruar qytetin Tal Afar. Ai shtoi se menjëherë pas fillimit të ofensivës, forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë dy fshatra në periferi të qytetit, në pjesën jugperëndimore, të cilat kanë qenë nën kontrollin e DEASH-it.

Megjithatë, ekspertët ushtarakë presin që forcat irakine të përballen me “vështirësi” derisa luftojnë për të rimarrë Tal Afar-in.

Duke folur për AA, gjenerali i ushtrisë në pension Yas Aboud al-Ghanfari, tha se rreh 2.500 militantë të DEASH-it besohet të jenë të fshehur në qytet.

“Militantët pritet të tregojnë një rezistencë të ashpër ndaj ofensivës”, tha ai.

Qyteti Tal Afar, kryesisht i banuar nga turkmenët, është nën kontrollin e DEASH-it që nga mesi i vitit 2014 së bashku me brigjet e mëdha të territorit në Irakun verior dhe perëndimor. Iraku ka grumbulluar rreth 40 mijë trupa në përgatitjet për ofensivën vendimtare për të rimarrë qytetin Tal Afar.

Muajin e kaluar, forcat irakiane zhvendosën DEASH-in nga fortesa e fundit në Mosul, dikur qyteti i dytë më i madh i Irakut sipas popullsisë, që ndodhet 63 km në lindje të qytetit Tal Afar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın