Bota

Fillon pagesa e ndihmës me paradhënie për rajonet e vërshuara të Shkupit

Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga shuma e përgjithshme

Besar Ademi  | 23.08.2016 - Përdıtësım : 24.08.2016
Fillon pagesa e ndihmës me paradhënie për rajonet e vërshuara të Shkupit ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se të gjithë qytetarët të cilët i ka evidentuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e vërshuara në rajonin e Shkupit dhe Tetovës do të përfshihen me pagesë për paradhënie të mjeteve sipas dinamikës me të cilën të dhënat arrijnë në Ministrinë dikasteriale, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç informojnë nga ky dikaster, bëhet fjalë për transferim të mjeteve për 2.154 qytetarë të cilët duhet të marrin kompensim prej 500 euro për sanimin fillestar të dëmeve. Pasi ekipet për vlerësim të dëmeve do të përfundojnë tërësisht me punën, do të vijojë pagesa e dëmeve, me ç’rast vlera e dëmshpërblimit me paradhënie do të refuzohet nga shuma e përgjithshme.

Në konferencën për media të mbajtur në Hasanbeg të Shkupit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, bëri të ditur se përveç drejtorisë që ai drejton, në rajonet e përmbytura kanë ndihmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Vetëqeverisjes Lokale, organizata komunale dhe të tjera.

“Edhe pse ekziston një pakënaqësi e vogël nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kjo drejtori ishte ajo e cila ka bërë çdo përpjekje për rekrutimin e mjeteve materiale, teknike dhe të pajisjeve. Gjatë ditëve të kaluar, por edhe sot, ishin të angazhuar rreth 3.400 të punësuar dhe anëtar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, tha Saliu.

Zv. drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekrem Zendeli, falënderoi vendet fqinje të Maqedonisë të cilat ishin angazhuar në ndihmë të banorëve në rajonet e prekura nga përmbytjet. Ai veçoi Turqinë, e cila që nga dita e parë ka ndihmuar në terren me maqineri të forta dhe moderne për pastrimin e shtëpive.

“Republika e Turqisë gjatë tërë kohës ishte prezente në terren me disa makineri të veta të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në pastrimin e shtëpive. Mirëpo, edhe ekipet e shteteve tjera fqinje kanë qenë ekipe profesionale të cilët në terren kanë dhënë kontribut të madh”, u shpreh Zendeli.

Si pasojë e stuhisë së fortë të 6 gushtit, e cila shkaktoi përmbytje në disa vendbanime të rrethinës së Shkupit dhe dëme të mëdha materiale, humbën jetën 22 persona, ndërsa një foshnje 16 muajshe ende mbetet e zhdukur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın