Bota

Fiset arabe thirrje PKK-së "për tërheqje të menjëhershme nga Sinxhari"

Fiset arabe në Mosul të Irakut thanë se organizata terroriste PKK vendos në rrezik sigurinë e popullit të rajonit me ç'rast i bënë thirrje asaj që të tërhiqet menjëherë nga rajoni Sinxhar

İdris Okuducu  | 26.04.2017 - Përdıtësım : 26.04.2017
Fiset arabe thirrje PKK-së "për tërheqje të menjëhershme nga Sinxhari" Fotoreporter: Muhammet Bamerni/AA

Erbil

ERBIL (AA) - Fiset arabe në Mosul të Irakut thanë se organizata terroriste PKK vendos në rrezik sigurinë e popullit të rajonit me ç'rast i bënë thirrje asaj që të tërhiqet menjëherë nga rajoni Sinxhar, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e fiseve pasi janë mbledhur në qytetin Duhok në qeverinë rajonale kurde të Irakut, kanë bërë vlerësimet në lidhje me goditjet e objektivave të PKK-së në malin Sinxhar dhe zonat përreth tij në veri të Irakut nga avionët luftarakë të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK).

Përfaqësuesi i fiseve arabe në Mosul, Sabah Abid në një konferencë për media pas takimit tha: "I bëjmë thirrje PKK-së që të mbyll sa më shpejtë të jetë e mundur kampet ushtarake dhe të largohet nga Sinxhari. Prania e PKK-së përbën një kërcënim për popullin e rajonit".

Pasi ka vënë në dukje se jezidët nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së PKK-së në rajon, për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të kampeve nga organizata dhe nga sulmet terroriste.

"Popullata nuk mundet që në rajonin e saj të formojë një rregull brenda paqes dhe mirëqenies. Sinxhari nuk ka nevojë për mbrojtjen e PKK-së. Përkundrazi PKK-ja pengon rindërtimin e rajonit atje dhe është shkaktare për kryerjen e operacioneve ajrore", tha Abid.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.