Bota

Forcat izraelite këtë vit kanë vrarë 14 fëmijë palestinezë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Zyra palestineze për statistika publikoi një raport, ku thuhet se në burgjet izraelite ndodhen rreth 300 të mitur palestinez

Ali H. M.Abo Rezeg  | 19.11.2017 - Përdıtësım : 20.11.2017
Forcat izraelite këtë vit kanë vrarë 14 fëmijë palestinezë

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Instituti Palestinez i Statistikave (PCBS) ka njoftuar se forcat izraelite të sigurisë këtë vit kanë vrarë të paktën 14 fëmijë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Zyra palestineze publikoi një raport ku thuhej se forcat izraelite, gjatë vitit të kaluar kanë vrarë të paktën 35 fëmijë palestinezë.

"Në dy vitet e fundit, forcat izraelite kanë arrestuar rreth 4.000 të mitur palestinezë. Shumica prej tyre janë liruar, por rreth 300 të mitur ende janë në burgjet izraelite", thuhet në deklaratë.

Të paktën 848 fëmijë u dëbuan nga fshatrat palestineze këtë vit. Vetëm vitin e kaluar, forcat izraelite rrëzuan 418 shtëpi dhe 646 objekte të tjera palestineze.

Pala izraelite nuk ka komentuar raportin e fundit nga Zyra e Statistikave Palestineze.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 20 nëntor me qëllim të promovimit të kujdesit për fëmijët në botë.

Fëmijët përbëjnë 46 për qind të 4.5 milionë palestinezëve ose popullsinë totale palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın