Bota

Forcat izraelite sulme ajrore në Gaza, dy të vrarë

Zëdhënësi i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, Ashraf Kudra, njoftoi se forcat izraelite kanë kryer sulme mbi një motoçikletë në lëvizje në qytetin Beit Lahia në perëndim të Gazës

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Hamdi Yıldız  | 12.12.2017 - Përdıtësım : 12.12.2017
Forcat izraelite sulme ajrore në Gaza, dy të vrarë

Gaza

GAZA (AA) – Të paktën dy palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore të kryer sot nga forcat izraelite në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, Ashraf Kudra, njoftoi se forcat izraelite kanë kryer sulme mbi një motoçikletë në lëvizje në qytetin Beit Lahia në perëndim të Gazës.

Brumi i njëjtë bëri të ditur se dy palestinezët e vrarë janë dërguar në spitalin në Beit Lahia. Forcat izraelite mbrëmë kanë kryer sulme artilerike në periferi të Beit Lahia-s, ku nuk pati viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın