Bota

Francë, me dron dërgohet pako në burg

Në oborrin e një burgu në qytetin Valence, në kohën e shëtitjes të të burgosurve, ka zbarkuar një dron me kamerë me një pako

Ömer Aydın  | 16.08.2017 - Përdıtësım : 17.08.2017
Francë, me dron dërgohet pako në burg Foto: Ilustrim

Valence

VALENCE (AA) – Në një burg në Francë shkarkohet një pako me dron, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të radios France Bleu, në oborrin e një burgu në qytetin Valence, në kohën e shëtitjes të të burgosurve, ka zbarkuar një dron me kamerë me një pako.

Në lajm theksohet se për herë të parë po përdoret një metodë e tillë për të siguruar materiale joligjore për të burgosurit dhe bëhet e ditur se droni është konfiskuar përderisa kishte filluar të fluturojë nga burgu pas zbarkimit të pakos.

Sipas lajmit, në kërkimet e bëra nuk është gjetur pakoja apo përmbajtja e saj, ndërsa njoftohet se policia po i vazhdon punimet për të gjetur se për kë është bërë ky zbarkim.

Ndërkaq më parë kishte raste që të afërmit e burgosurve gjuanin nga jashtë substanca të palejuara në burg.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın