Bota

Francë, spitalet në gjendje alarmante

Në spitalet e qytetit të dytë më të madh të Francës, Marsejë, u mor vendimi që nga nesër të bojkotohet puna për shkak të borxhit që kap shifrat mbi 1 miliard euro

Ömer Aydın  | 18.12.2017 - Përdıtësım : 19.12.2017
Francë, spitalet në gjendje alarmante

Paris

PARIS (AA) – Federata e Spitaleve të Francës (FSP) paralajmëroi se cilësia e trajtimeve dhe të kujdesit në spitalet shtetërore është në rrezik për shkak të deficitit buxhetor i cili ka arritur në nivel historik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i FSP-së, Frederic Valletoux publikoi një komunikatë lidhur me gjendjen e spitaleve dhe të sistemit shëndetësor në Francë në të cilën thuhet se "deficiti buxhetor i spitaleve shtetërore në fund të vitit 2017 do të arrijë në 1.5 miliardë euro".

Ai theksoi rëndësinë jetike që spitalet shtetërore të përfshihen në reforma strukturore dhe financiare. "Është tejkaluar vija e kuqe", tha Valletoux.

Sipas tij, një deficit buxhetor i këtij niveli është një gjendje dramatike dhe ndodh për herë të parë në Francë. Për këtë ai kërkoi nga qeveria të rishikojë politikat e kursimit dhe të reformave të sistemit shëndetësor.

Në periudhën e fundit për shkak të gjendjes alarmante në të cilën gjenden spitalet dhe sistemi shëndetësor ka patur shumë kritika. 

Në spitalet e qytetit të dytë më të madh të Francës, Marsejë, u mor vendimi që nga nesër të bojkotohet puna për shkak të borxhit që kap shifrat mbi 1 miliard euro si dhe për shkak të përkeqësimit të mundësive të trajtimit.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın