Bota

Gabriel: Shpresoj një Brexit "të butë", Britania nuk mund të zgjedhë kushtet e largimit

"Tani ndoshta ka gjasa të arrihet i ashtuquajturi 'Brexit i butë'", ka thënë Gabriel, duke shtuar se në qoftë se dëshiron të mbetet pjesë e tregut të përbashkët, Britania e Madhe duhet të pranojnë lirinë e lëvizjes të punëtorëve nga BE-ja

Ekip  | 18.06.2017 - Përdıtësım : 19.06.2017
Gabriel: Shpresoj një Brexit "të butë", Britania nuk mund të zgjedhë kushtet e largimit

Berlin

BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel deklaroi të dielën se ka gjasa për largim "të butë" të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, por paralajmëroi se Londra nuk do të mund të zgjedhë kushtet e daljes, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja fillojnë të hënën. Qasja e Britanisë ndaj kësaj çështjeje është vënë në dyshim pasi kryeministrja Theresa May ka humbur shumicën e saj në parlament në zgjedhjet e parakohshme, të cilat i shpalli me qëllim të forcimit të pozicionit të saj.

"Tani ndoshta ka gjasa të arrihet i ashtuquajturi 'Brexit i butë'", ka thënë Gabriel në një deklaratë për gazetën "Welt am Sonntag". Ministri gjerman ka shtuar se në qoftë se dëshiron të mbetet pjesë e tregut të përbashkët, Britania e Madhe duhet të pranojnë lirinë e lëvizjes të punëtorëve nga BE-ja.

Sipas tij, do të duhet të pranojnë edhe juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ose të paktën gjykatën që e përbëjnë evropianët dhe britanikët dhe të ndjekin vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Për shumë përkrahës të Brexit-it këto kushte janë të papranueshme duke patur parasysh se edhe fushata e referendumit të tyre nga viti i kaluar ishte fokusuar pikërisht në kthimin e kontrollit ndaj ligjeve dhe çështjet e emigracionit.

"Më së miri do të ishte nëse Britania fare nuk do të largohej. Në këtë pikë nuk duket kështu, por ne duam të lëmë derën e hapur për britanikët", tha Gabriel, duke shtuar: "Do të negociojmë drejtë. Kjo nënkupton se duam të mbajmë britanikë sa është e mundur më pranë Bashkimit Evropian". 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın