Bota

Gaza, seanca e radhës për punonjësin e TIKA-s më 8 maj

Punonjësi i Agjencisë turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) Muhammed Murteca, është akuzuar për mbështetje të terrorizmit për aktivitetet e tij humanitare në Gaza

Eshat Fırat  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Gaza, seanca e radhës për punonjësin e TIKA-s më 8 maj ( Eshat Fırat/AA )

Birus Seba

BIRUS-SEBA (AA) - Gjykata izraelite, punonjësit të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) Muhammed Murteca, i cili u arrestua më 12 shkurt, i ka caktuar seancën për 8 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e sotme në Birus-Seba, Gjykata Qendrore në të cilën ishte edhe Murteca, vendosi që palestinezi të mbetet në burg deri në seancën e ardhshme të caktuar në maj.

Agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet javën e kaluar ka akuzuar Murtecën për mbështetje të terrorizmit, për shkak të aktiviteteve të tij humanitare në Gaza.

Deklarata e Shin Bet pretendon se Murteca ndihmat humanitare të TIKA-s në Rripin e Gazës ua ka ndarë anëtarëve të Brigadës Izz ad-Din al-Qassam dhe familjeve të tyre për t'i përdorur për qëllime ushtarake.

Izraeli ushtron presion mbi organizatat humanitare ndërkombëtare dhe shoqatat që operojnë në Rripin e Gazës, duke pretenduar se "ndihmojnë Hamasin".

Megjithatë, objektivi i Izraelit nuk janë vetëm organizatat humanitare ndërkombëtare, por nën presion janë edhe ato lokale. Kështu, organizatat që marrin mbështetje financiare nga jashtë, shpallen si "armik i shtetit". 

Ndër akuzat që Izraeli pretendon për organizatat humanitare janë edhe ato se "financohen nga jashtë dhe gjithashtu veprojnë si agjentë të shteteve të huaja".

Shumë politikanë djathtist izraelite kanë akuzuar punëtorët ndihmës humanitare për "tradhti ndaj shtetit", dkurse në mesin e organizatave humanitare izraelite që janë në këto lista janë Yesh Adit, Now Peace dhe B'Tselem.

Izraeli në javët e fundit ka ndaluar hyrjen e aktivistëve të cilët kanë bërë thirrje për "bojkot të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në tokën e pushtuar palestineze".

Babai i katër fëmijëve që nga viti 2012 punon për TIKA-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.