Bota

Gjermani, arrestohet Sergei W., për sulmin në Dortmund

Shtetasi gjermano-rus Sergei W. i cili u arrestua nën dyshimet se ka kryer sulmin me bombë ndaj autobusit i cili transportonte futbollistët e Borussia Dortmund ka mohuar fajësinë

Erbil Başay  | 29.04.2017 - Përdıtësım : 29.04.2017
Gjermani, arrestohet Sergei W., për sulmin në Dortmund

Berlin

BERLIN (AA) – Shtetasi gjermano-rus Sergei W. i cili u arrestua nën dyshimet se ka kryer sulmin me bombë ndaj autobusit i cili transportonte futbollistët dhe stafin teknik të Borussia Dortmund para ndeshjes së Ligën e Kampionëve me Monakon, ka mohuar fajësinë, raportojnë mediat gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës gjermane Suddeutsche Zeitung, hetimet në lidhje me sulmin në Dortmund po zhvillohen shumë ngadalë.

Në të thuhet gjithashtu se prokuroria është e sigurtë se Sergei W. (28) ka kryer sulmin ndaj autobusit në Dortmund, i cili akuzohet edhe për tentim vrasje, sulm me bombë dhe plagosje.

Avokati i tij Reinhard Treimer tha se klienti i tij ka mohuar akuzat dhe se këtë ia tha edhe gjykatësit federal.

Prokurori Federal i Gjermanisë më 21 prill njoftoi se është arrestuar shtetasi gjermano-rus nën dyshimin se kanë kryer sulmin me bombë ndaj autobusit që trasnmportonte futbollistët dhe stafin teknik të Borussia Dortmund para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Monakon.

Sulmi, i cili është kryer të martën e kaluar në Dortmund, janë plagosur Marc Bartra, futbollisti i Borussias dhe një polic i cili ishte në shoqërimin e autobusit.

Atëherë pati deklaruar se i dyshuari ka vepruar për arsye financiare, me idenë që vlera e aksioneve të Borussia Dortmund do të bien pas sulmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın