Bota

Gjermani, deputetja Dagdelen propagandë me simbole të organizatës terroriste

Nënkryetarja e Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen, në Parlamentin federal të Gjermanisë (Bundestag) bëri propagandë duke hapur simbolet që i përkasin organizatës terroriste YPG

Cüneyt Karadağ  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Gjermani, deputetja Dagdelen propagandë me simbole të organizatës terroriste

Berlin

BERLIN (AA) - Nënkryetarja e Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen, në Parlamentin federal të Gjermanisë (Bundestag) bëri propagandë duke hapur simbolet që i përkasin organizatës terroriste YPG, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dağdelen në një fjalim të mbajtur në seancën e sotme në parlament ka lavdëruar organizatën terroriste YPG edhe ka hapur simbolin e saj të shypur në një letër.

Duke tërhequr vëmendje me këtë veprim të saj, Dağdelen është paralajmëruar nga kryetari i Parlamentit ,Wolfgang Schaeuble.

Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i cili ka marrë më pas fjalën e tij ka mbrojtur ndalesat e miratuara në Gjermani për PKK-në dhe organizatat tjera terroriste.

Ai vuri në dukje se PKK-ja është një organizatë terroriste e ndaluar në Gjermani për arsye se shet drogë, mbledh haraç, bën trafikim të qenieve njerëzore dhe kryen shantazhe.

Gabriel ka tërhequr vëmendjen se ndërhyrja e policisë gjermane ndaj veprimeve dhe ngjarjeve të jashtëligjshme të PKK-së është nevojë e shtetit ligjor.

Dağdelen reagoi ndaj fjalëve të ministrit Gabriel. Ajo nga vendi ku ishte e ulur sërish lavdëroi organizatat terroriste dhe shpalosi simbolet e YPG-së.

Ajo edhe në nëntor të vitit të kaluar zhvilloi një takin brenda Parlamentit federal me Salih Müslim kreun e PYD-së e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK. Për këtë veprim të saj pati reagim nga opinioni publik.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın