Bota

Gjermani, zbulohet helm në ushqimin e foshnjave

Në disa markete në qytetin Friedrichshafen në kufirin jugor të Gjermanisë është zbuluar se ushqimi i foshnjave është përzier me helm

Mesut Zeyrek  | 28.09.2017 - Përdıtësım : 29.09.2017
Gjermani, zbulohet helm në ushqimin e foshnjave

Këln

KËLN (AA) – Në disa markete në qytetin Friedrichshafen në kufirin jugor të Gjermanisë është zbuluar se ushqimi i foshnjave është përzier me helm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave gjermane, si rezultat i kontrolleve të bëra në mostrat e marra nga ushqimet e foshnjave të kompanive të ndryshme që shiten nëpër markete, është zbuluar se në këto ushqime ka përmbajtje të helmit në sasi që mund të shkaktojë rrezik për jetën e foshnjave.

Në letrat kërcënuese të dërguara në zinxhirin e dyqaneve si Aldi, Rossmann, Lidl, DM, Müller, Edeka, Norma dhe Rewe thuhet se në rast se nuk dërgojnë 10 milionë euro do të vazhdojnë t’i shtojnë helm ushqimeve të foshnjave.

Policia filloi hetimet lidhur me personin apo personat të cilët kanë bërë shantazhe. Ushqimet e foshnjave në marketet në fjalë janë konfiskuar.












Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın