Bota

Gjermania vendos largimin e trupave nga baza Inxhirlik

Qeveria e Gjermanisë ka pranuar propozimin për transferimin e disa avionëve të zbulimit të tipit Tornado, një avioni furnizues dhe një grupi ushtarësh prej 260 personash

Ayhan Şimşek  | 07.06.2017 - Përdıtësım : 08.06.2017
Gjermania vendos largimin e trupave nga baza Inxhirlik

Berlin

BERLIN (AA) – Gjermania ka vendosur largimin e trupave ushtarake nga baza Inxhirlik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). 

Gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të kryesuar nga kancelarja Angela Merkel thuhet se është diskutuar për situatën e ushtarëve gjermanë që ndodhen në bazën ajrore Inxhirlik, në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH. 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në një deklaratë për mediat pas takimit të Këshillit të Ministrave, ka thënë se është pranuar propozimi për transferimin e disa avionëve të zbulimit të tipit Tornado, një avioni furnizues dhe një grupi ushtarësh prej 260 personash. 

Duke vënë në dukje se ushtarët gjermanë do të ushtrojnë detyrën e tyre në bazën ajrore El Azrak të Jordanisë, Von der Leyen ka shtuar se avionët zbulues dhe ai furnizuesi mund të mos jenë në detyrë për rreth 3 javë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka thënë se në lidhje me boshllëkun që do të krijohet nga kjo situatë në lidhje me luftën kundër DEASH-it, do të bisedojnë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të koalicionit. "Përfundimet e kësaj pune do ti dërgoj në Këshillin e Ministrave dhe parlament", thekosoi ajo.

Gjermania solli në rendin e ditës çështjen e tërheqjes së ushtarëve që ka në bazën Inxhirlik pasi Turqia nuk e shihte të arsyeshme që deputetët gjermanë të vizitojnë bazën ushtarake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın