Bota

Gjykata spanjolle vendos në favor të mbajtjes së mbulesës

Gjykata e krahinës në qytetin Palma të ishullit të Mayorkas, në pjesën lindore të Spanjës, ka vendosur në favor të gruas e cila, ishte dëbuar nga puna

Şenhan Bolelli  | 14.02.2017 - Përdıtësım : 15.02.2017
Gjykata spanjolle vendos në favor të mbajtjes së mbulesës

Madrid

MADRID (AA) – Një gjykatë në Spanjë ka marrë vendim shembullor në lidhje me lirinë e punës me mbulesë, temë mbi të cilën ka shumë diskutime në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e krahinës në qytetin Palma të ishullit të Mayorkas, në pjesën lindore të Spanjës, ka vendosur në favor të gruas e cila, për shkak të mos heqjes së mbulesës ishte dëbuar nga puna në aeroportin ku punonte. Gjykata vendosi ndëshkim në të holla për kompaninë dhe kthimin e menjëhershëm të saj në punë.

Shtetasja e Spanjës, 40-vjeçarja Ana Saidi Rodriguez, fitoi rastin për të cilën hapi padi ndaj kompanisë Acciona për shkak të detyrimit të kompanisë ndaj saj që të heq mbulesën në orarin e punës. Gjykata e krahinës ka shprehur bindje se dënimi i kompanisë është në kundërshtim me parimet e sekularizmit dhe të paanshmërisë, dhe se kjo është shkelje e së drejtës së “lirisë fetare të qytetarëve, të garantuar në kushtetutën e Spanjës.

Rodriguez, e cila punon si këshilltare për shërbime vendore të klientëve në aeroport, mes muajve prill korrik ishte dënuar pesë herë me shkurtim të rrogës nga ana e kompanisë dhe është dëbuar nga puna. Gjykata e krahinës ka vendosur kthimin e menjëhershëm të Rodriguez në punë, ndërsa kompaninë ka dënuar me gjobë prej 4.491 eurosh, si dhe të paguajë kompensim për punëtoren e saj e cila ka përjetuar probleme shëndetësore për shkak të stresit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın