Bota

Google, Facebook dhe Twitter bashkojnë forcat kundër terrorizmit

Gjigantët teknologjikë kanë arritur marrëveshje reciproke për gjetjen dhe largimin e përmbajtjeve ekstremiste në platforma përmes ndarjes së informacioneve

Zehra Ulucak  | 06.12.2016 - Përdıtësım : 07.12.2016
Google, Facebook dhe Twitter bashkojnë forcat kundër terrorizmit

Ankara

ANKARA (AA) – Përmes krijimit të një baze të përbashkët, Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft kanë bashkuar forcat për t’i larguar përmbajtjet me elemente terrorizmi dhe ekstremizmi në platformat e internetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjigantët teknologjikë kanë arritur marrëveshje reciproke për gjetjen dhe largimin e përmbajtjeve ekstremiste në platforma përmes ndarjes së informacioneve, ndërsa kanë krijuar bazë të përbashkët të të dhënave me fotografi që promovojnë terrorizmin e që njihet si “hashes” dhe që përbëhet nga gjurmët digjitale të gishtërinjve.

Në këtë bazë të të dhënave bëjnë pjesë video ose pamje me përmbajtje dhune që u përkasin terroristëve. Gjatë postimit të fotografive dhe videove me përmbajtje ekstremiste, sistemi i krijuar bashkarisht do t’i njoftojë automatikisht zyrtarët e kompanisë.

Pas vlerësimit të postimit me përmbajtje terrorizmi apo të ngjashme, njëra nga kompanitë do të mund ta largojë përmbajtjen e njëjtë edhe nga kompanitë e tjera duke përdorur “hashes”.

Në deklaratën e përbashkët nga katër kompanitë thuhet se “Ne vazhdojmë të punojmë për t’i frenuar përmbajtjet terroriste në internet. Shpresojmë se ky bashkëpunim do të rritet edhe më tej”.

Kompanitë kanë politika të ndryshme kundrejt përmbajtjeve terroriste, ndërkohë që fillimisht ato do të fillojnë duke ndarë gjurmët e gishtërinjve për “pamjet terroriste më ekstreme dhe tmerruese”.

Ndryshe, kompanitë teknologjike përballen me presione nga qeveritë në tërë botën për t’i larguar publikimet ekstremiste me përmbajtje terroriste nëpër faqet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın