Bota

Greqi, nis procesi i ri gjyqësor ndaj ushtarëve puçistë

Fillon procesi i ri gjyqësor për kërkesën e ekstradimit të 8 ushtarëve puçistë në Turqi

Furkan Naci Top  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 22.03.2017
Greqi, nis procesi i ri gjyqësor ndaj ushtarëve puçistë

Athinë

ATHINË (AA) - Ka nisur procesi i ri gjyqësor për kërkesën e ekstradimit të 8 ushtarëve puçistë të cilët pas 15 korrikut, tentativës për grusht shteti në Turqi nga organizata terroriste FETO ishin arratisur në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët puçistë, janë sjellë në Gjykatën e Apelit të Athinës (Efeteio) nga qendra policore ku mbaheshin të arrestuar, nën masa të forta të sigurisë.

Sipas informacioneve të marra nga avokatët e ushtarëve, ushtarët puçistë dhe avokatët e tyre u informuan nga prokurori grek lidhur me kërkesën e re të ekstradimit të paraqitur nga Turqia.

Njoftohet se avokatët në javët e ardhshme do të përgatisin mbrojtjet e tyre lidhur me këto akuza të reja.

Në anën tjetër, njoftohet se ka përfunduar intervistimi i 7 ushtarëve puçistë në lidhje me kërkesën e tyre për azil dhe që rezultatet pritet të shpallen në periudhën e ardhshme.

Puçistët, pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik, ishin arratisur në Greqi me një helikopter ushtarak duke bërë kërkesë për azil.

Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në muajin janar refuzoi kërkesën e Turqisë lidhur me ekstradimin e ushtarëve puçistë.

Kërkesa për azil të ushtarëve po vazhdon të vlerësohet nga Zyra e Emigracionit të Greqisë. Autoritetet greke kanë vendosur që ushtarët puçistë të mbahen nën masën e arrestit me burg deri sa të shpallen rezultatet për kërkesat e tyre për azil.









Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.