Bota

Greqi, policia ndalon 23 protestues pas incidenteve

Deri më tani policia ka ndaluar 23 persona, ndërsa katër protestuesve u është shqiptuar masa e arrestit. Po ashtu njoftohet se një pjesëtar i forcave policore është plagosur lehtë

Furkan Naci Top  | 07.12.2016 - Përdıtësım : 07.12.2016
Greqi, policia ndalon 23 protestues pas incidenteve ( Ayhan Mehmet/AA )

Athinë

ATHINË (AA) – Protestuesit u konfrontuan me policinë gjatë marshimit në ceremoninë përkujtimore dhe marshet që u organizuan në Athinë me rastin e përvjetorit të vdekjes së 16-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos i cili humbi jetën në vitin 2008 si pasojë e hapjes së zjarrit nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e mbrëmjes pas marsheve që u organizuan nga shoqata të ndryshme studentore dhe grupe majtiste, persona të maskuar antiqeveritarë që veten e quajnë “anarkistë” kanë gjuajtur me gurë dhe koktej molotovi, me çka policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Sipas deklaratës nga forcat e sigurisë, deri më tani policia ka ndaluar 23 persona, ndërsa katër protestuesve u është shqiptuar masa e arrestit. Po ashtu njoftohet se një pjesëtar i forcave policore është plagosur lehtë.

Ndërkaq, disa makina janë djegur në incidentet që ndodhën mes policisë dhe protestuesve të cilët bllokuan disa rrugë në lagjen Eksarhia duke djegur disa kontejnerë mbeturinash dhe duke ngritur barikada, ndërsa janë dëmtuar edhe disa ndërtesa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın