Bota

Grevë në “Alitalia”, anulohen së paku 200 fluturime

Një pjesë e të punësuarve të gjigandit ajror italian të pakënaqur nga puna e kompanisë hynë në grevë njëditore

Elvir Hociç  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 28.05.2017
Grevë në “Alitalia”, anulohen së paku 200 fluturime

Romë

ROMË (AA) – Kompania ajrore “Alitalia” ka anuluar së paku 200 fluturime vendore dhe jashtë vendit për shkak të grevës së punonjësve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e të punësuarve të gjigandit ajror italian të pakënaqur nga puna e kompanisë hynë në grevë njëditore.

Për shkak të grevës janë anuluar së paku 200 fluturime, ndërsa në uebfaqen zyrtare të kompanisë bëhet e ditur se zgjidhje alternative është gjetur për 80 për qind të pasagjerëve.

Kompania “Alitalia” pas humbjeve disavjeçare në shkurt të këtij viti u vendos nën administrim të detyrueshëm dhe në kuadër të ristrukturimit dhe konsolidimit u paralajmërua largimi i 1.700 të punësuarve.

Të punësuarit refuzuan planin e propozuar, si dhe është paraparë ulja e rrogës në kompani në të cilën 51 për qind të aksioneve posedojnë bankat italiane, ndërsa 49 për qind kompania Etihad. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın