Bota

Guta Lindore, foshnjat nuk i mbijetojnë dot kequshqyerjes

“Treqind prej tyre vuajnë nga kequshqyerja, 40 prej të cilëve tani janë në gjendje kritike. Meqenëse regjimi nuk lejon ushqim apo ilaçe në rajon, numri i fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja rritet çdo ditë”

Nilay Kar  | 15.12.2017 - Përdıtësım : 16.12.2017
Guta Lindore, foshnjat nuk i mbijetojnë dot kequshqyerjes Foto: Amer Alshami / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Një zyrtar i shëndetësisë ka bërë të ditur se një foshnje tjetër ka ndërruar jetë në rajonin e Gutës Lindore të rrethuar nga regjimi sirian. Foshnja nëntë muajshe, Hussein Makdeh, është vetëm një nga foshnjat që sapo ka ndërruar jetë nga kequshqyerja në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Guta Lindore, bastion kryesor i opozitës në periferi të Damaskut, ka mbetur nën rrethim nga forcat e regjimit sirian që nga fundi i vitit 2012. Bllokada e vazhdueshme, 400 mijë banorë të këtij qarku i ka lënë të vuajnë nga kequshqyerja dhe ka paralizuar objektet lokale të kujdesit shëndetësor.

Në muajt e fundit, regjimi ka shtrënguar bllokadën e saj, duke parandaluar banorët të importojnë nevojat e tyre të përditshme përmes tuneleve ose ndërmjetësuesve.

Prandaj, shumica e banorëve lokalë nuk mund të gjejnë ushqim ose ilaçe dhe duhet të përpiqen për t’i arritur me burimet e tyre.

Enes Ebu Jasir, mjek dhe drejtues i një klinike lokale, tha për AA se foshnja nëntë muajshe, Hussein Makdeh, kishte peshuar vetëm katër kilogram para se të vdiste nga kequshqyerja.

“Ai gjithashtu kishte një deformim të mjekrës, prandaj kishte vështirësi të pinte qumësht”, tha Ebu Jasir, duke vazhduar më tej dhe duke kritikuar një komitet të UNICEF-it, që kohët e fundit kishte vizituar klinikën.

“Ne, Makdehin ia treguam UNICEF-it, ata e kontrolluan atë. Ne dëshiruam që ta dërgojnë atë në një spital të Damaskut, por nuk kanë sjellë as edhe një shishe qumështi. Ata sollën vetëm gjalpë dhe biskota energjike”, tha Ebu Jasir.

Mjekët vendas kohët e fundit kanë kontrolluar një mijë fëmijë nga i gjithë rajoni.

“Treqind prej tyre vuajnë nga kequshqyerja, 40 prej të cilëve tani janë në gjendje kritike. Meqenëse regjimi nuk lejon ushqim apo ilaçe në rajon, numri i fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja rritet çdo ditë”, theksoi Ebu Jasir.

Në vazhdim, ai shtoi se, “Nëse kjo situatë vazhdon, rajoni do të përballet me një krizë të padëgjuar shëndetësore”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın