Bota

Guterres: Do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi për çështjen e përparimit të ndryshimeve klimatike, rritjen e pabarazisë dhe nacionalizmit

Betül Yürük  | 16.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Guterres: Do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij Atılgan Özdil/AA

New York

NEW YORK (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me planin e SHBA-ve për formimin e "Forcës së Sigurisë Kufitare" në Siri, tha se "Do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij", raporton Anadolu Agency (AA).

Guterres, iu përgjigj pyetjeve të rendit të ditës, në pres konferencën e organizuar në selinë e OKB-së në New York.

Ai duke tërhequr vëmendjen se bashkësia ndërkombëtare është e pasuksesshme në shumë çështje dhe konflikte të zgjatura si dhe çështjes së terrorizmit, tha se "Përballemi me një nyje në Lindjen e Mesme, si dhe me një luftë të mundshme bërthamore në Gadishullin Korean".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi për çështjen e përparimit të ndryshimeve klimatike, rritjen e pabarazisë dhe nacionalizmit. Guterres, bëri thirrje për më pak urretje, më shumë dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar kundrejt problemeve të sotit.

Ndërsa Guterres në lidhje me pyetjen e AA-së për planin e SHBA-ve për formimin e "Forcës së Sigurisë Kufitare" në Siri, tha se "Do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij".

Guterres më tej theksoi se duhet të tregohet çdo përpjekje për të gjallëruar procesin e Gjenevës, tha se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet me zgjidhje ushtarake.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın