Bota

Hahn: Me rëndësi është të mbajmë gjallë dialogun BE-Turqi

Pala turke në takimin e nesërm në Bruksel do të kryesohet nga ministrat Çavuşoğlu dhe Çelik, ndërsa delegacioni i BE-së nga komesionerët Mogherini dhe Hahn

Şerife Çetin  | 24.07.2017 - Përdıtësım : 25.07.2017
Hahn: Me rëndësi është të mbajmë gjallë dialogun BE-Turqi Fotoreporter: Dursun Aydemir / AA

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Në prag të takimit të nesërm të delegacioneve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë në Bruksel, komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi sot se është e një rëndësie të veçantë që kanalet e dialogut mes dy palëve të mbahen të hapura, për çka takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë është një fqinj i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, komisioneri Hahn tha se në takimin e nesërm do të diskutohet bashkëpunimi në sektorin e energjisë, luftën kundër terrorizmit, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes.

Tema kryesore e takimit të nesërm do të jetë procesi i integrimit të Turqisë në BE, ndërsa i pyetur të komentojë deklaratën e ministrit turk për BE, Omer Çelik për domosdoshmërinë e hapjes së kapitujve 23 dhe 24, Hahn tha se në parim, ai çdoherë përkrah hapjen e kapitujve të rinj, por se në rastin konkret kjo nuk do të ndodhë nga shkaku i një vendimi të dhjetorit që të mos hapen kapituj të rinj.

Hahn foli edhe për tensionet në raportet Gjermani-Turqi, duke thënë se BE-ja paraqet një tërësi dhe se tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit ndikojnë edhe mbi shtetet tjera anëtare.

Komesari për Zgjerim ka mohuar zërat sipas të cilave mund të ndodhë një bllokadë e fondeve evropiane dedikuar Turqisë sepse siç tha Turqisë i janë alokuar 4.2 miliardë dollarë për periudhën 2014- 2020, por se aktualisht janë zbatuar vetëm 190 milionë.

“Nëse Turqia dëshiron diçka nga BE-ja, atëherë do të duhet të respektojë vlerat e Bashkimit Evropian”, tha Hahn.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın