Bota

Hapen portat e Al Aksasë, policia intervenon ndaj palestinezëve

Policia izraelite po ndërhyn ndaj palestinezëve në portën Hutta, të cilët po hyjnë në Al Aksa pas dy javësh

Eshat Fırat, Turgut Alp Boyraz  | 27.07.2017 - Përdıtësım : 28.07.2017
Hapen portat e Al Aksasë, policia intervenon ndaj palestinezëve Fotoreporter: Mostafa Alkharouf / AA

Jerusalem

JERUSALEM (AA) – Policia izraelite po ndërhyn ndaj palestinezët në portën Hutta, të cilët po hyjnë në Al Aksa pas dy javësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të dëshmitarëve të ngjarjes, policia izraelite ka ndërhyrë me bomba zhurmuese ndaj palestinezëve në portën Hutta të cilët dëshirojnë të hyjnë në Aksa për herë të parë pas 14 korrikut.

Thuhet se në incidente 10 persona janë plagosur dhe se në dyert e Aksa-së po ndodhë rrëmujë, ku dhjetëra mijëra persona janë grumbulluar në dyert e Aksa-së.

Pas reagimeve të shumta të palestinezëve ishin hapur të gjitha portat e Al Aksa-së dhe dhjetëra mijëra persona kishin filluar të hyjnë në Harem-i Sherif.

Pas një përpjekjeve dy javëshe në dyert e Al-Akës për liri, muslimanët arritën që Izraeli të bëjë hapa prapa dhe u mblodhën në Harem-i Sherif për namazin e iqindisë me thirrjen e dijetarëve të Jerusalemit.

Kujtojmë se tensionet e fundit eskaluan pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al Aksa dhe vendosën detektorë të metalit pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite, më 16 korrik diën e diell, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael më 25 korrik mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës, kurse mbrëmë mori vendimin e heqjes së barrierave të hekurit nga portat e Xhamisë Al Aksa.

Palestinezët që nga dita e vendosjjes së detektorëve u mblodhën nëpër portat e Aksa-së dhe I fallen namazet këtu, ndërkohë që u përballën me ndërhyrje të forcave izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
s
Bu haberi paylaşın