Bota

Hapet linja e parë e rrugës detare mes Katarit dhe Turqisë

Mes Katarit dhe portit të qytetit Izmir në Turqi është hapur linja e parë direkte e transportimit të kontejnerëve për një ngarkesë mbi 5 mijë tonësh

Ahmed Youssef Elsayed Abdelrehim, Zeynep Tüfekçi  | 23.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Hapet linja e parë e rrugës detare mes Katarit dhe Turqisë

Doha

DOHA (AA) - Mes Katarit dhe Turqisë hapet linja e parë direkte e rrugës detare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga kompania "Milaha" e lidhur me qeverinë e Katarit theksohet se mes Katarit dhe portit të qytetit Izmir në Turqi është hapur linja e parë direkte e transportimit të kontejnerëve për një ngarkesë mbi 5 mijë tonësh. 

Në deklaratën ku njoftohet se nga Turqia çdo 20-25 ditë do të niset një anije, bëhet e ditur se koha tranzit e anijes është 11 ditë. 

Ndërsa drejtori i përgjithshëm dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Milaha, İsa el-Menai, në një deklaratë, tha se kanë nisur këtë zbatueshmëri si një zgjidhje efektive, ekonomike dhe të zbatueshme. 

Pasi ka vënë në dukje se shërbimi i ri ofron integritet, Menai, është shprehur se krahas kësaj synohet forcimi i lidhjeve mes porteve dhe lehtësimi i tregtisë së Katarit, në njërën anë me vendet e Gjirit dhe në anën tjetër me Turqinë.

Më tej Menai gjithashtu ka shtuar se në muajt e fundit është shënuar një rritje në vëllimin e tregtisë mes Katarit dhe Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın