Bota

Hapet Panairi "Prishtina 2017"

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu në hapjen e panairit tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet duke theksuar se ky panair është multietnik dhe tregon se Kosova ka gjetur rrugën e dialogut

Figen Shaban  | 27.09.2017 - Përdıtësım : 28.09.2017
Hapet Panairi "Prishtina 2017" ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës sot u hap Panairi i 17-të Ndërkombëtar i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2017” me një ceremoni zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë panair i cili do të zgjasë deri më datën 30 shtator marrin pjesë më shumë se 100 kompani nga Kosova dhe rajoni, ku edhe 35 kompani nga Serbia janë po ashtu të pranishme.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu në hapjen e panairit tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet duke theksuar se ky panair është multietnik dhe tregon se Kosova ka gjetur rrugën e dialogut dhe të eliminimit të barrierave në rrugën drejt ardhmërisë.

"Rruga drejt familjes evropiane nuk duhet të jetë e determinuar vetëm nga axhenda politike, por duhet nga axhenda ekonomike, sepse ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik i afron popujt, i forcon urat e bashkëpunimit dhe i përshpejton proceset integruese. Dhe, kjo sot që po ndodh është dëshmia më e mirë që ky bashkëpunim qoftë rajonal, qoftë evropian nuk ka alternativë", tha Gërxhaliu.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se Qeveria e re e Kosovës do t'i mbështesë prodhuesit vendorë dhe pjesëmarrjen e vendeve rajonale në këtë panair.

"Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e hapur dhe inkurajoi bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimin në fushën e biznesit, të ekonomisë, bujqësisë, dhe në të gjitha fushat të cilat kanë për objektiv dhe qëllim ngritjen e niveleve dhe prosperitetit në rajon", tha Limaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, tha se kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Odën Ekonomike të Kosovës, duke vënë theksin tek politika e cila shpesh herë ka penguar bashkëpunimin mes dy odave.

"Heronjtë e sotëm janë këtu, janë këto kompani, të gjithë po flasim për disa vlera, për disa vlera të vërteta. Dhe këta janë njerëz janë ata që i krijojnë këto vlera", tha Çadezh. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın