Bota

Hapet servisi AA-së në gjuhën indoneziane dhe zyra qendrore e Paqësorit

AA, në kuadër të vizionit të saj 100-vjeçar dhe objektivit për t'u bërë një nga agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, e shtoi edhe gjuhën indoneziane në gjuhët e publikimit

Mahmut Atanur  | 24.10.2017 - Përdıtësım : 25.10.2017
Hapet servisi AA-së në gjuhën indoneziane dhe zyra qendrore e Paqësorit Eko Siswono Tuyudho/AA

Xhakartë

XHAKARTË (AA) - Hapet servisi i lajmeve në gjuhën indoneziane dhe zyra qendrore e Paqësorit të Anadolu Agency (AA), në kuadrër të synimit për t'u bërë një ndër agjencitë e lajmeve më me ndikimin në botë.

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, është organizuar pritje solemne për ceremoninë zyrtare të hapjes së Servisit të AA-së në gjuhën indoneziane dhe zyrës qendrore të Paqësorit.

Në pritje, e cila u mbajt me pjesëmarrjen e Zëvendësdrejtorit të Përgjihshëm të AA-së, Mustafa Özkaya, anëtarit të bordit drejtues të AA-së, Ali Türker Pirtini, dhe Koordinatorit të Rajonal për Azinë-Kaukazin dhe Paqësorin, Yilmaz Yaman, morën pjesë Zëvendësministrja e Komunikimit, Informacionit dhe Teknologjisë e Indonezisë, Roasrita Niken, Ambasadori i Turqisë në Xhakartë, Mehmet Kadri Sander Gurbuz, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë zyrtare të Indonezisë, Antara, Meidyatama Suryodiningrat, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Özkaya, në fjalimin e tij të cilën e mbajti në hapje, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ata të cilët kanë kontribuar, shprehu kënaqësinë për pritjen e mysafirëve në ceremoninë e hapjes së gjuhës së 12-të të AA-së, atë indoneziane, në Xhakartë.

Duke tërhequr vëmendjen se AA është agjencia e parë ndërkombëtare që do të bëjë publikime në gjuhën indoneziane, Özkaya vazhdoi:

"Indonezia, është një vend prioritar për Anadolu Agency me popullsi më shumë se 260 milionë banorë dhe pozitë kritike në rajonin e Azisë-Paqësorit. Jemi të gatshëm që me rrjetin tonë të gjerë global të gazetarëve dhe fotoreporterëve t'i shpërndajmë botës lajmet e Indonezisë. Në këtë botë të informacionit e cila vazhdueshëm ndryshon, kemi shumë gjëra për të mësuar nga njëri-tjetri. Duhet të rrisim dhe të përforcojmë marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Indonezisë. Publikimi në gjuhën indoneziane është një hap i madh në drejtim të këtij synimi. Kjo zyrë do të jetë fillim i ri për të ndërtuar një urë mes Turqisë dhe Indonezisë si dhe mes rajonit më të gjërë. Jemi shumë të eksituar që jemi këtu dhe kemi filluar të publikojmë në gjuhën indoneziane. Duke filluar prej sot, besojmë nga zemra se lidhjet miqësore dhe vëllazërore mes Turqisë dhe Indonezisë do të përforcohen në të gjitha aspektet e jetës".

Ndërkaq, Zëvendësministrja e Komunikimit, Informacionit dhe Teknologjisë e Indonezisë, Roasrita Niken, tha se beson që servisi i AA-së në gjuhën indoneziane do të jetë shkak për krijimin e marrëdhënieve më të mira mes Turqisë dhe Indonezisë.

Niken gjithashtu theksoi se AA do të sjellë një dritë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e mediave, dhe shprehu bindjen se lidhjet mes dy vendeve, duke filluar nga investimi, turizmi dhe marrëdhëniet bilaterale, do të forcohen.

Ambasadori i Turqisë në Xhakarta, Gürbüz, nga ana tjetër, tha se hapja e zyrës së AA-së në Xhakartë është një nga pikat e rëndësishme të kthesës mes dy vendve, marrëdhëniet e të cilave janë duke u zhvilluar.

Anëtari i Bordit Drejtues të AA-së, Ali Türker Pirtini, duke theksuar se është i lumtur që gjendet në hapje, u shpreh se me këtë iniciativë të AA-së nuk do të bëhen vetëm lajme, por edhe është krijuar një lidhje e gjërë mes dy vendeve.

"Axhendën botërore mund ta ndjekim në gjuhën tonë"

Editori i Servisit të AA-së në gjuhën indoneziane, Dandy Koswaraputra, duke potencuar se AA është agjencia e vetme ndërkombëtare që bën publikime në gjuhën indoneziane me anë të rrjetit të gjerë të lajmeve të AA-së e cila ka zyra në 41 vende dhe gazetarë në 90 vende të botës, do të mund të ndjekin axhendën botërore në gjuhën e tyre.

Ai më tej theksoi se mediat e Indonezisë tregojnë interes të madh ndaj servisit të AA-së në gjuhën indoneziane dhe se deri më tash kanë arritur 10 abonentë, duke shtuar se AA do t'i sjellë një frymë të re medias në Indonezi.

AA, në kuadër të vizionit të saj 100-vjeçar dhe objektivit për t'u bërë një nga agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, e shtoi edhe gjuhën indoneziane në gjuhët e publikimit. Krahas gjuhës turke, shqipe dhe maqedonase, AA publikon lajme edhe në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), ruse, frënge, kurde dhe perse.

AA, e cila vazhdon ta zgjerojë rrjetin e gjuhëve, më 26 tetor, ditë e enjte, do të bëjë hapjen edhe të servisit në gjuhën spanjolle, me të cilën numri i gjuhëve në të cilat bëhet publikim lajmesh do të rritet në 13.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.