Bota

Holandë, kafeneja në Rotterdam ofron cappuccino me selfie

Pronarja e kafenesë, turkja Ahu Yasik Doganer, tregon se mysafirët e tyre vijnë nga të gjitha pjesët e Holandës për të provuar selfieccino, me të cilën shijojnë pamjen dhe shijen

Abdullah Aşıran  | 11.02.2018 - Përdıtësım : 12.02.2018
Holandë, kafeneja në Rotterdam ofron cappuccino me selfie Abdullah Aşıran/AA

Rotterdam

ABDULLAH AŞIRAN

ROTTERDAM (AA) – Përgatitja e kafesë, pijes së preferuar të nxehtë, shumë njerëzve në mbarë botën, çdo ditë u bëhet një sfidë gjithnjë e më e madhe, e cila kërkon mënyra për të impresionuar mysafirët e tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kështu, kafja në Roterdam të Holandës ofron "selfieccino", kapuçino në të cilin është fotografia e selfies. 

Pronarja e kafenesë, turkja Ahu Yasik Doganer, e lindur në Holandë, tregon se mysafirët e tyre vijnë nga të gjitha pjesët e Holandës për të provuar selfieccino, me të cilën shijojnë pamjen dhe shijen.

"Gjithmonë kemi ëndërruar të hapim një kafene. Vitin e kaluar gjatë pushimeve në Singapor vizituam një kafene që ofronte selfiecchino, e cila ishte shumë interesante për ne. Më parë diçka të tillë kisha parë vetëm në rrjetet sociale", tha Doganer.

Ajo shtoi se që atëherë e kishte kuptuar se diçka të tillë duhet të ofrohet në Holandë, kurse rreth idesë ka punuar me bashkëshortin dhe motrën e saj.

Ajo shpjegoi se mysafirët që porosisin selfieccino mund të bëjnë selfie përmes aplikacionit ose të dërgojnë ndonjë foto ose logo. Pas kësaj, aparati i kafesë printon foton që dërgohet përmes aplikacionit.

"Selfieccino, për herë të parë në Evropë është ofruar në një kafene në Londër, kurse ne jemi të dytët që ofrojmë një shërbim të tillë. Ajo që për ne ishte e rëndësishme, ishte të jemi të parët në vend dhe jemi të lumtur që ishim të suksesshëm rreth kësaj", shtoi ajo.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın