Bota

Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë

Hungaria ka përfunduar me vendosjen edhe të pjesës së dytë të telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë, tha zv/ministri i Brendshëm i këtij vendi Karoly Kontrata

Mehmet Yılmaz  | 29.04.2017 - Përdıtësım : 30.04.2017
Hungaria ndërton telin e dytë me gjemba në kufi me Serbinë Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme e Hungarisë

Budapest

BUDAPEST (AA) - Hungaria ka përfunduar me vendosjen edhe të pjesës së dytë të telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë, konfirmoi Zëvendësministri i Brendshëm i këtij vendi Karoly Kontrata, raporton Anadolu Agency (AA).

Kontrata në një konferencë për media në Budapest, tha se pjesa tjetër e telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë është vendosur sipas vendimit të Qeverisë së Hungarisë.

Ai gjithashtu theksoi se në bazë të masave që kanë ndërmarrë deri më tani, emigrantët po mbahen larg nga kufiri hungarez.

"Në shkurt të këti viti kemi nisur vendosjen e telit me gjemba në një gjatësi prej 155 kilometrash. Këtë e përfunduam me sukses, janë angazhuar 150 ekspertë dhe 700 të burgosur", ka thënë Kontrat.

Hungaria pjesën e parë të telit me gjemba e pati vendosur në fund të vitit 2015, kur kriza e refugjatëve në Evropë ishte në kulmin e saj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.