Bota

Indonezia dhe Australia vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja është arritur të dielën në takimin dypalësh mes presidentit indonezian Joko Widodo dhe kryemistrit australian Malcolm Turnbull

Ekip  | 26.02.2017 - Përdıtësım : 27.02.2017
Indonezia dhe Australia vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak

Xhakartë

XHAKARTË (AA) - Indonezia dhe Australia kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin ushtarak të dielën, pasi Xhakarta zyrtare e kishte ndërprerë të njëjtën për materialet mësimore "fyese" që ishin gjetur në bazën australiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Marëveshja është arritur të dielën në takimin dypalësh mes presidentit indonezian Joko Widodo dhe kryemistrit australian Malcolm Turnbull.

"Të dy vendet ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarak", tha Widodo pas takimit.

Ai shtoi se Indonezia dhe Australia do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie të mira me respekt të ndërsjellë të integritetit territorial dhe sovranitetit.

Indonezia, në dhjetor të vitit të kaluar përkohësisht pezulloi të gjitha format e bashkëpunimit ushtarak me Australinë pasi një zyrtar indonezian pati gjetur materiale mësimore "ofenduese" gjatë qëndrimit të tij në Australi, ku ai ndoqi një kurs të gjuhës.

Natyra e materialit fyes nuk është bërë i njohur, por u theksua se ishte "poshtëruese" në lidhje me parimin indonezian kombëtare - "Pancasila".

Ushtria australiane në fillim të këtij muaji ka kërkuar falje në lidhje me të.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.