Bota

Irak, jezidët braktisin PKK-në, bashkohen me forcat Peshmerga

Komandanti i Peshmergave në qarkun Sinxhar të Mosulit, Kasim Seso, deklaroi për AA se 500 jezidë kanë lënë armët në PKK, duke kërkuar t'u bashkohen atyre

Ekip  | 13.04.2017 - Përdıtësım : 13.04.2017
Irak, jezidët braktisin PKK-në, bashkohen me forcat Peshmerga

Ankara

ERBIL (AA) - Rreth 500 pjesëtarë të komunitetit jezid anëtarë në grupin terrorist PKK, kanë braktisur këtë të fundit për t'u bashkuar me forcat Peshmerga në Irak, raporton Anadolu Agency (AA). 

Komandanti i Peshmergave në qarkun Sinxhar të Mosulit, Kasim Seso, deklaroi për AA se 500 jezidë kanë lënë armët në PKK, duke kërkuar t'u bashkohen atyre. 

"Jezidët të cilët do t'u bashkohen forcave Peshmerga do të trajnohen në godinën ushtarake e cila ndodhet te penda e Mosulit", tha Seso. 

Ai tha më tej se në vazhdim e sipër është misioni i largimit të PKK-së nga Sinxhari, në favor të së cilës shkon edhe braktisja e PKK-së nga ana e jezidëve.

"Ata që u bashkuan me forcat Peshmerga nuk janë penduar dhe të thonë se ata ishin mashtruar nga organizata (PKK)", pohoi Seso sipas të cilit brenda disa javësh pritet që të gjithë jezidët të braktisin PKK-në.

Ushtria e Turqisë kryen operacione të shpeshta ajrore në veri të Irakut kundër PKK-së, e cila është regjistruar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Më shumë se 1200 persona, përfshirë edhe personelin e sigurisë dhe civilë, e kanë humbur jetën që kur PKK-ja rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın