Bota

Irak, urdhër arrest për nënkryetarin e rajonit kurd

"Gjykata deklaratat e Rasul-it i konsideron si një lloj nxitjeje kundër forcave të armatosura të Irakut dhe urdhër arresti është lëshuar në përputhje me nenin 226 të Kodit Penal të Irakut"

Ali H. M.Abo Rezeg  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
Irak, urdhër arrest për nënkryetarin e rajonit kurd

Bagdad

BAGDAD (AA) – Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut (SJC) përmes një deklarate me shkrim njoftoi se një gjykatë e Bagdadit ka lëshuar një urdhër arresti për nënkryetarin e Administratës Rajonale Kurde (KRG), Kosrat Rasul, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjykata e hetimeve Rusafa ka lëshuar një urdhër arresti për Kosrat Rasul-in, pas deklaratave të këtij të fundit në të cilat ai iu referua njësive të Policisë Federale Irakiane në Kirkuk si ‘forca okopuese’”, theksohet në deklaratën e SJC-së.

Nga atje thonë se gjykata deklaratat e Rasul-it i konsideron si një lloj nxitjeje kundër forcave të armatosura të Irakut, duke shtuar se urdhër arresti është lëshuar në përputhje me nenin 226 të Kodit Penal të Irakut.

Të mërkurën, Rasul, i cili gjithashtu është një anëtar kryesor i Bashkimit Patriotik të Kurdistanit (PUK), krahasoi “ndërhyrjen” e fundit në Kirkuk nga forcat irakiane, së bashku me pjesët tjera të kontestuara të Irakut, si “operacioni i Anfal-it”.

Rasul i referohej një serie fushate spastrimesh etnike të kryera në veri të Irakut nga ish-presidenti Saddam Hussein gjatë viteve 1980.

Të hënën, forcat ushtarake irakiane morën kontrollin e provincës veriore të Kirkut-ut pas tërheqjes së luftëtarëve kurdë Peshmerga, besnikë ndaj KRG-së.

Operacioni në të cilin trupat irakiane u dërguan edhe në pjesë të tjera të kontestuara të vendit, dolën në anën e referendumit të paligjshëm të KRG-së, i cili u mbjat më 25 shtator mbi pavarësinë rajonale kurde.

Në vitin 2014, forcat Peshmerga pushtuan Kirkun-un e pasur me naftë, që ndodhet jashtë rajonit kurd gjysmë-autonom të Irakut, pasi grupi terrorist DEASH mbylli një numër të madh të territoreve në Irakun verior dhe perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın