Bota

Iraku merr nga Rusia 36 tanke T90s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Irakut, Osman el-Ganimi, tha se shteti i tij ka pranuar 36 prej 73 tankeve T90s të porositura vitin e kaluar nga Rusia

Hamdi Yıldız  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Iraku merr nga Rusia 36 tanke T90s

Bagdad

BAGDAD (AA) – Iraku pranoi tanket e porositura nga Rusia për rritjen e forcës ushtarake në periudhës pas DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Irakut, Osman el-Ganimi, në një deklaratë për media gjatë vizitës së Qendrës së Komandës Operative në Basra, tha se shteti i tij ka pranuar 36 prej 73 tankeve T90s të porositura vitin e kaluar nga Rusia.

Ai bëri të ditur se pjesa e mbetur do të merret në muajin prill dhe se më pas do të formojnë një njësi plotësisht të blinduar.

Iraku, i cili në fund të vitit të kaluar shpalli fitore në luftën kundër DEASH-it, është duke u përpjekur t’i plotësojë mangësitë në fushën e sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın