Bota

Itali, muzetë donojnë të ardhurat për të rindërtuar zonat e shkatërruara nga tërmeti

Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini kërkoi nga qytetarët të "vizitojnë muzeun në shenjë solidariteti me njerëzit e prekur nga tërmeti"

Ekip  | 28.08.2016 - Përdıtësım : 29.08.2016
Itali, muzetë donojnë të ardhurat për të rindërtuar zonat e shkatërruara nga tërmeti ( Alessio Paduano - Anadolu Agency )

Romë

ROMË (AA) - Muzetë shtetërore italiane do të donojnë të ardhurat e tyre nga e diela për ndihmë dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti në të cilin 291 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti 6.2 ballë i cili të mërkurën në mëngjes pothuajse rrafshoi me tokën tre qytete mesjetare në Italinë qendrore jo vetëm që shkatërroi shtëpitë private por edhe kisha dhe monumente tjera shekullore kulturore.

Ideja e muzeut është që të përdorin artin për art të trashëgimisë që pasuria artistike e këtij kombi të përdoret në rindërtimin e objekteve të tjera të vlefshme në qytetet e shkatërruara nga tërmeti.

Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini kërkoi nga qytetarët të "vizitojnë muzeun në shenjë solidariteti me njerëzit e prekur nga tërmeti". Apeli është paraqitur në rrjetin social Twitter nën hashtagun #museums4italy.

Ky veprim është një nga ato që janë ngritur për të ndihmuar në rindërtimin e qyteteve të shkatërruara.

Rajoni qendror i Gadishullit Apenin gjatë historisë ka përjetuar disa tërmete të rënda. Në tërmetin prej 6.3 ballë në vitin 2009 në qytetin L'Aquila humbën jetën 295 persona, mbi .1.000 u plagosën ndërsa 55.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın