Bota

Itali, të shtëna drejt njerëzve nga një automjet në lëvizje

Kryebashkiaku Carancini konfirmoi se të plagosurit në të shtënat e së shtunës ishin persona me ngjyrë

Ekip  | 03.02.2018 - Përdıtësım : 04.02.2018
Itali, të shtëna drejt njerëzve nga një automjet në lëvizje

Romë

ROMË (AA) - Policia italiane të shtunën njoftoi se në qytetin Macerata është shtënë në drejtim të njerëzve nga një automjet në lëvizje, pas së cilës autoritetet lokale paralajmëruan qytetarët të mos dalin në rrugë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pak më vonë, Romano Carancini, kryebashkiaku i Macerata-s, tha se gjashtë shtetas të huaj u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, një prej të cilëve është në rrezik për jetën si pasojë e plagëve të rënda. 

Carancini theksoi se në mesin e gjashtë të plagosurve, pesë janë meshkuj dhe një grua. Ai shtoi se i dyshuari ishte identifikuar si një shtetas italian 27 vjeçar pa një dosje policie.

Policia njoftoi se sulmuesi u arrestua dy orë pasi kishte gjuajtur nga një automjet të zi në lëvizje.

Motivi për sulmin nuk u zbulua menjëherë, por ndodhi vetëm disa ditë pasi në Macerata u gjet një trup i copëtuar i një adoleshenteje italiane. I dyshuari kryesor është një emigrant nigerian.

Kryebashkiaku Carancini konfirmoi se të plagosurit në të shtënat e së shtunës ishin persona me ngjyrë dhe pranoi se "afërsia e këtyre dy ngjarjeve ju bën të mendoni se ka ndërlidhje mes tyre".

Të shtënat ndodhën rreth orës 11:00 sipas kohës lokale dhe se nxënësit qëndruan në shkollat që punonin të shtunën ndërsa transporti publik u pezullua.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın